“Arkitektit të e-Albanias i duhet grisur diploma”- Eksperti i kriminalistikës: Hakerat kanë vjedhur sekrete që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare

Sep 26, 2022 | 13:50
SHPËRNDAJE

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka deklaruar se hakerat kanë vjedhur shumë të dhëna nga sistemet e institucioneve në vendin tonë.

karamuco-770x441

Ai tha në ABC se janë marrë të dhëna shtetërore për personat e dyshuar apo informacione të tjera shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.

Sipas tij në rast se raporti lexohet me kujdes del se sistemi nuk ka pasur anti-virus.

“Nëse raporti lexohet me kujdes del se ky sistem nuk ka pasur antivirus, dhe arkitektit të e-Albania i duhet grisur diploma, duke e centralizuar sistemin, atëherë dëmi ishte më i madh dhe lehtësisht i aksesueshëm. 

 Për fat të mirë nuk u integruan të dhënat bankare. Janë vjedhur shumë sekrete shtetërore, për personat e dyshuar, apo informacione të tjera të jashtëzakonshme, shumë sensitive që dëmtojnë sigurinë tonë kombëtare.”, u shpreh Karamuço.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura