“Arkitekti” i fitores me Izraelin, De Biazi në Tiranë, por shtyn vizitën me Kombëtaren

Sep 6, 2018 | 11:27
SHPËRNDAJE

Ashtu siç kishte paralajmëruar dje “Panorama Sport”, ka mbërritur në Shqipëri për të qenë afër Kombëtares në ndeshjen ndaj Izraelit ish-trajneri kuqezi, Xhani De Biazi. Ky i fundit pritej që gjatë së mërkurës pasdite të bënte një vizitë edhe në rezidencën e Kombëtares në Durrës, por në momentet e fundit ndryshoi axhendën.

panuci de biazi

Sipas të gjitha gjasave, takimi i De Biazit me trajnerin Panuçi dhe futbollistët do të bëhet sot në stërvitjen e fundit në stadium, në prag të takimit me Izraelin. De Biazi ka se çfarë t’u thotë lojtarëve që ka drejtuar, e për më tepër Panuçit, pasi e ka thyer Izraelin 0-3 në eliminatoret e fundit.

Si për ironi, Panuçi i zuri vendin menjëherë pas asaj fitoreje të thellë të kuqezinjve në transfertë, nga ku De Biazi dha dorëheqjen. Nesër kuqezinjtë do të luajnë me Izraelin për Ligën e Kombeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura