Arjola Demiri publikoi fotot me “burrin e ëndrrave”, shpërthejnë komentet në rrjetet sociale: Çift i mrekullueshëm, shkoni shumë

Aug 8, 2022 | 7:47
SHPËRNDAJE

PANORAMAPLUS.AL/ Aktorja Arjola Demiri po shijon disa ditë pushime jashtë vendit, ku nuk kanë munguar as postimet në rrjetet sociale.

Por veçanërisht një postim i fundit ka marrë vëmendje të madhe. Aktorja ka publikuar një foto ku pozon krah një busti në Bodrum të Turqisë.

“Burri i ëndrrave të mia”– shkruan Arjola krahas fotos, duke shtuar më tej se kjo është një tjetër nga shakatë e saj.

Shakaja e nisur nga postimi i saj ka vijuar edhe në seksionin e komenteve, ku aktorja iu është përgjigjur miqve dhe ndjeësve të saj.

“Më mirë këtë burrë pa llafe se sa disa si papagaj”– i ka shkruar një ndjekës, të cilit Arjola i përgjigjet: Sa mirë do ishte.

“Çift i mrekullueshëm”- i shkruan një tjetër ndjekës Arjolës.

  

Kjo nuk është hera e parë që Arjola bën lëmsh ndjekësit e saj përmes postimeve në rrjetet sociale.

Pak kohë më parë ajo publikoi në Instastory një foto ku pyeste ndjekësit: “Çfarë thonë kur ke nur?”

Me sa duket pjesa më e madhe e ndjekësve u përgjigjën se aktorja është në pritje të ëmbël ose e dashuruar. Këtë e bëri të ditur vetë ish-banorja e BBV, e cila në një video në Instastory shprehet: “Sot e mora vesh që ka vetëm 3 zgjidhje kur ke nur. E para është shtatzënia, e dyta “ke rënë në dashuri” dhe e treta “do të vdesësh.” Wtf, asnjëra. Shoqet i kam shtatzënë dhe mua më ka rënë nuri.”

Që pas daljes nga Big Brother, Arjola Demiri është shndërruar ndër personazhit më të ndjekur. Por si gjithmonë, në botën virtuale, ka edhe nga ata që nuk i kursejnë kritikat. Të shumtë kanë qenë ata që e kanë akuzuar se përdor shumë filtra dhe photoshop në pozat e saj.

Por teksa këto akuza janë përsëritur disa herë, aktorja më në fund ka reaguar, duke u shprehur se ndjehet mirë me trupin e saj, me gjithë strijat dhe celulitin. E si për ta konfirmuar këtë, Arjola ka publikuar një foto me bikini, ku duket trupi i saj i pa edituar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura