“Arjani duket sikur është i virgjër, sepse…”/ Ish-konkurrentja e “Për’puthen” bën deklaratën e papritur ndaj opinionistit

Sep 22, 2021 | 8:31
SHPËRNDAJE

Sindi Loci, ish-konkurrentja e “Për’puthen”, nuk ka pasur fare raporte të mira me opinionistin e këtij programi, Arjan Konomin. Ndonëse ka nisur sezoni i ri i “Për’puthen”, Arjani dhe Sindi vazhdojnë të hedhin thumba ndaj njëri-tjetrit në rrjete sociale.

arjan konomi, sindi loci

Rasti i fundit ishte kur opinionisti e krahasoi Locin me krokodilët, ashtu siç 23-vjeçarja ka treguar vetë gjatë një interviste për “ABC”. Ajo tha se pas përfundimit të programit të dashurisë, kishte vendosur të mos reagonte, por komentet e njëpasnjëshme e bënë të ndihej e cënuar.

sindi loci (1)

Gjërat duhen marrë me sportivitet, se pastaj duket sikur është Arjani i virgjër, nuk jam unë që i marr kaq personale gjërat”,- tha Sindi gjatë bisedës.

Loci tha se ka bërë një takim me Arjanin gjatë kohës që ka qenë pjesë e programit, por sipas saj asgjë nuk ndryshoi nga sjellja e tij. Kjo është edhe arsyeja pse ish-konkurrentja nuk dëshiron që të realizojë një bisedë tjetër tani për t’u sqaruar.

Që në hyrje të programit, 23-vjeçarja është paragjykuar shumë pasi deklaroi se nuk ka pasur asnjë marrëdhënie seksuale me ndonjë djalë e për këtë arsye shumica nisën t’i drejtoheshin me termin “vajza e virgjër”.

sindi loci (7) sindi loci (3) sindi loci (7) sindi loci (5) sindi loci (5)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura