Arjan Konomi kërkon lirimin e reperit “Cllevio” nga qelia: Më mungojnë të qeshurat tona me gjithë shpirt! Zoti të ndihmoftë…

Jul 7, 2022 | 16:12
SHPËRNDAJE

Opinionisti i njohur Arjan Konomi ka kërkuar lirimin e reperit Cllevio nga qelia i cili u arrestua nga policia pasi shkelur masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Collage-Maker-07-Jul-2022-03.45-PM

Një ditë pasi u rrah fizikisht nga reperi tjetër Noizy, policia mori indicie për vendndodhjen e tij duke bërë të mundur lokalizimin dhe më pas arrestimin e tij.

Arjan Konomi ka ndarë një video në rrjetet sociale duke shkruar se i mungojnë të qeshurat me gjithë shpirt me mikun e tij.

“ @cllevio_ganggo na mungon miku im! Të qeshurat tona me gjithë shpirt, humori dhe diskutimet mbi historinë, filmat, mbi Marta Goebblesin dhe Anna Bolenen. E mbi të gjitha Natali Portman ??? Shpresoj të të shoh sa më shpejt! Zoti të ndihmotë ty dhe shpirtin tënd të pastër e të vërtetë! Përfundoftë sa më shpejt kalvari yt o njeri me zemer, mendje dhe kulturë të pasur!”, ka shkruar Konomi krahas videos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura