Arilena Ara publikon versionin anglisht të këngës që do na përfaqësojë në Eurovision, komentuesve europianë u tingëllon si kënga e Adele

Mar 14, 2020 | 14:40
SHPËRNDAJE

Ndërkohë që është publikuar versioni anglisht i këngës së Arilena Arës “Shaj”, komentuesit europianë kanë nisur me komentet e tyre të shumta.

Këngëtarja Arilena Ara u shpall fituese e Festivalit të Këngës në RTSh, për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion 2020, duke lënë të dytën rivalen e saj, Elvana Gjata.

“Fall From The Sky” është titulli i versionit anglisht te këngës, e cila do të ngjitet në skenë në gjysmën e dytë të natës së dytë gjysmëfinale të Festivalit Europian, që do të mbahet në Rotterdam.

Vetëm pak minuta pasi u lançua në faqen zyrtare të “Eurovizion” kënga e përfunduar me tekst në gjuhën angleze u tingëllon komentuesve europiane njësoj si ajo me titull “Skyfall” e Adele, kolona zanore e “James Bond 007”, që u bë hit 7 vite vite më parë.

Shumë janë komentuesit që e krahasojnë Arilenën me Katy Perry, ndërkohë që ka nga ata që e përgëzojnë duke i shkruar :“Tre minuta këngë, as pikë as presje. Bravo e ke kënduar me zemër!”.

Në tri ditë publikim kënga ka regjistruar 43 mijë views, dhe mijëra komente. Kënga është në gjuhën angleze, ndërsa është ndryshuar titulli nga “Shaj” në “Fall From The Sky”.

Arilena ka ndryshuar tekstin e këngës kurse melodia dhe ritmi mbeten të njëjtt. Këngëtarja solli vetëm versionin audio të “Fall From The Sky”, ndërsa pritet që së shpejti ajo të publikojë videoklipin e këngës së saj.

Në një artikull, BBC shkroi se: “Eurovizion nuk do të ishte Eurovizion pa baladën e Arilena Arës.”

Sipas një sondazhi të wiwibloggs, kënga e Arilenës mbetet e preferuar për të rrëmbyer çmimin e parë në Eurovision 2020 deri tani.

Të paktën 7.604 persona votuan në sondazh javën e kaluar.

“Dhe më shumë se gjysma e tyre votuan për yllin e Festivalit të Këngës, 60.3% për të qenë më të saktë,”- shkruante wiwibloggs.

Kjo do të thotë se Arilena Ara mori 4.603 vota në total. Vendin e dytë e mbante këngëtari spanjoll Blas Cantó.

Kënga e tij “Universo” mori 2.245 vota ose 29.52% të tyre. Benny Cristo i Republikës Çeke me “Kemama” është shumë larg. Ai siguroi vetëm 756 vota ose 9.94% të tyre. /Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura