“Ariela u vra pas shumë lutjesh në gjunjë”, ja çfarë mund ta ketë acaruar Aldisonin që qëlloi mbi të

Jan 23, 2018 | 19:00
SHPËRNDAJE

Detaje të reja kanë dalë në dritë pas ngjarjes së rëndë ku u vra 21-vjeçarja Ariela Murati, e cila u qëllua për vdekje të dielën në kryeqytet nga Aldison Belulaj.

plagosja spitali

Nga hetimet e deritanishme rezulton se dy të rinjtë kanë qenë të lidhur prej më shumë se 3 vitesh. Marrëdhënia e tyre kishte marrë fund rreth 2 muaj e gjysmë më parë.

Për shkak se nuk dëshironte të kishte më asnjë lloj kontakti me 23-vjeçarin Belulaj, një javë para ngjarjes së rëndë Ariela kishte ndryshuar numrin e telefonit. E duket se pikërisht pamundësia për të kontaktuar me ish-të dashurën solli edhe acarimin e autorit, i cili duke ditur zonën se ku jetonte Ariela, e ka ruajtur atë, shkruan tv klan.

Të dielën, ai e ka konstatuar studenten e Drejtësisë në rrugë, e ka ulur në gjunjë ku edhe pas shumë lutjesh ai nuk është ndalur dhe e ka goditur me dy plumba, një në kyçin e dorës që i ka depërtuar në gju dhe një në kokë.

Më pas, Belulaj qëlloi me një plumb veten, që e preku në tëmth.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura