Ariana Grande kopjoi “7 Rings”? Reperi ngre padi ndaj këngëtares: Ka përdorur elementë të këngës sime!

Jan 17, 2020 | 20:54
SHPËRNDAJE

Ariana Grande është paditur për shkelje të së drejtës autoriale, nga një këngëtar hip-hopi, i cili pretendon se këngëtarja ka kopjuar nga ai refrenin e këngës “7 Rings”.

ariana grande 1

Josh Stone, i cili ndryshe njihet me nofkën “DOT”, në padinë e tij të dorëzuar në Gjykatën e Qarkut të New York, deklaron se hiti i Grandes është kopje e këngës së tij me titull “You Need It, I Got It”.

Kënga e “DOT” është publikuar në datën 22 dhjetor të viti 2017, ndërsa Ariana e ka publikuar në shkurt të 2018 dhe “7 Rings” ka tetë javë në toplistën “Billboard”.

Stone thotë se e ka prezantuar këngën te ekzekutivët e industrisë së muzikës, përfshirë edhe producentin Tommy Brown, i cili ka punuar edhe me Ariana Grande-n. Ai akuzon producentin Brown se ka përdorur elementë të këngës së tij në këngën “7 Rings”.

Zëdhënësit e Ariana Grande nuk kanë pranuar të komentojnë rreth këtij rasti.

ariana 2 ariana 3 ariana 12

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura