Argumentet/ Anjeza Shabani rekurs në Gjykatën e Lartë, pse duhet liruar nga burgu

Jul 26, 2016 | 17:49
SHPËRNDAJE

Administratorja e kopshtit “Diren”, Anjeza Shabani, video e së cilës duke dhunuar një fëmijë vetëm 3 vjeç bëri bujë në opinioninpublik, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë duke kërkuar një masë më të lehtë sigurie, pasi Shkalla e Parë dhe Apeli e lanë në arrest me burg.

anjza-shabani

Këtë e ka konfirmuar për “Panorama.al” edhe avokati i Shabanit.

Përmes këtij ankimi kërkohet ndryshimi i vendimit të Gjykatës së Tiranës dhe caktimi i një mase më të butë sigurie se ajo e “arrestit në burg”.

Sipas burimeve, në ankim pretendohet se veprimi për të cilin dyshohet Shabani është kundërvajtje penale.

Duke qënë një kundërvajtje penale, është theksuar në ankim, masa ekstreme e sigurisë “arrest në burg” nuk është e përshtatshme.

Po ashtu, në ankim është pretenduar se Shabani nuk paraqet rrezikshmëri shoqërore.

Tjetër argument i përdorur është fakti se e dyshuara Shabani nuk paraqet asnjë rrezik që të ndikojë apo dëmtojë procesin e marrjes së provave.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura