Argjentinasi Monzon: Ja si Maradona më shpëtoi nga vetëvrasja

Oct 21, 2017 | 21:47
SHPËRNDAJE

Ish-futbollisti argjentinas, Pedro Monzon, i cili ka luajtur me kombëtaren në periudhën e legjendës Maradona, ka rrëfyer se si e ka shpëtuar ylli argjentinas nga vetëvrasja. Gjatë asaj periudhe, Monzon ka qenë i varur nga droga dhe jeta e tij ka qenë në një pikë kritike, pasi është larguar edhe nga bota e futbollit.

MARADONA-seduta-cos-630x415

Mirëpo, teksa ka qenë duke tentuar të vrasë veten, i vetmi shpëtim i tiji ka qenë Diego Armando Maradona, i cili e ka ndaluar të kryejë vetëvrasje. Për këtë, Monzon ka thënë: “Kam qenë në prag të vetëvrasjes dhe personi i fundit me të cilin kam folur ishte Maradona. I thashë se nuk ndihesha mirë, por nuk prisja të më vizitonte. Për pesë minuta, ai ka qenë në shtëpinë time dhe më ka parë në një gjendje tepër të keqe. Ai ishte dhe momenti që është ulur me mua në tokë dhe më ka folur duke më shpëtuar jetën”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura