Argjentina zgjohet me surpriza, kontrolle antidopingu për Mesin dhe Dibalën

Jun 14, 2018 | 12:51
SHPËRNDAJE

Të gjitha kombëtaret kanë zbarkuar në Rusi dhe vizitat e para në qendrat e tyre stërvitore nuk i kanë pasur nga tifozët, por nga mjekët e zyrës së antidopingut.

dibala mesi

Argjentina është zgjuar shumë herët mëngjesin e djeshëm, teksa përfaqësuesit e këtij institucioni kanë thirrur në apel dy nga yjet e kombëtares së Sampaolit: Lionel Mesin dhe Paulo Dibalën, të cilët u janë nënshtruar testeve. Më pas ka qenë radha edhe e Otamendit, Armanit, Akunjas dhe Salvios.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura