Argjentina me mungesa kalon Italinë, paqe mes Gjermanisë e Spanjës. Anglia mund Holandën

Mar 23, 2018 | 22:52
SHPËRNDAJE

Tre miqësoret e luksit të mbrëmjes së sotme, prodhuan rezultate surprizë, edhe pse jo shumë gola, siç pritej nga tifozët. Argjentina, në miqësoren e zhvilluar në Angli, fitoi ndaj Italisë, me rezultatin 2-0. Edhe pse me disa mungesa në ekip, ekipi i Sampaolit shënoi dy herë në 15 minutat e fundit, me Banegën dhe Lanzinin, duke fituar ndaj axurrëve.

argjentine itali

Gjermania dhe Spanja u ndanë në paqe, në një barazim 1-1. Takimi i zhvilluar në Duseldorf të Gjermanisë, pa miqtë të kalonin në avantazh të parët, që në minutën e 6-të, por më pas ishte Myler që barazoi. Deri në fund, nuk pati më gola, dhe takimi përfundoi në barazim.

Anglia ndërkohë, fitoi në transfertë, 0-1 ndaj Holandës. Të dy ekipet kishin shumë elementë të rinj në moshë në këtë miqësore, e cila u vendos vetëm nga një gol i Lingard në minutën e 59-të.

spanja

Argjentinë-Itali 2-0

Gol: Banega 75′, Lanzini 85′

 

Gjermani-Spanjë 1-1

Gol: Myler 35′ /  Rodrigo 6′

Myler 35′ 

Rodrigo 6′

Holandë-Angli 0-1

Gol: Lingard 59′

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura