Ardit Çuni: Së shpejti një këngë me Omar

Dec 14, 2015 | 12:42
SHPËRNDAJE

12308532_970795336310382_8222489019973088036_n

Çdo ditë e më shumë këngëtarët shqiptarë po synojnë jo më tregun europian apo atë amerikan, që tashmë e kanë tentuar shumë këngëtarë të njohur dhe nuk ia kanë dalë. Ndërsa si alternativë tjetër për të treguar talentin e tyre duket se Lindja e Mesme është më e kapshme. Pas Soni Malajt, e cila realizoi një bashkëpunim me këngëtarin libanez Saad Ramadan dhe performoi atje në MTV Lebanon, dëshirën për një karrierë në Lindje të Mesme e shfaqi edhe Enca Haxhia, pasi këngëtarja pëlqehet shumë dhe ka fansa që e përkrahin atje. Edhe këngëtari i njohur, Ardit Çuni, duket se dëshiron që të provojë veten në një treg tjetër. Pas suksesit që ka pasur në skenën shqiptare dhe realizimin e disa projekteve jashtë kufijve, si në Suedi, Arditi do të vijë së shpejti me një bashkëpunim me këngëtarin e ri Omar.

“Kënga me të cilën kam marrë pjesë te Kënga Magjike, ‘’Me zemër’’, do të vijë në versionin anglisht dhe arabisht në bashkëpunim me Omarin, i cili ishte i ftuar special në natën finale të festivalit. Kënga titullohet “One life” dhe është punuar nga kompozitori fitues i Eurosongut, me këngën e Loreen. Klipi do të xhirohet në Shqipëri, duke qenë se edhe Omar ka origjinë shqiptare që në rrënjët e tij dhe do të lançohet ditët e festave’’. Kështu deklaron për ‘’Panorama plus’’ këngëtari Çuni. Edhe këtë vit ai doli i zhgënjyer nga ky edicion, pasi nuk u fut në finale, e pasi dolën emrat e dy netëve, këngëtari shkroi një status: ‘’Vitin tjetër, para se të marr pjesë, do të sigurohem që të marr me vete në konkurrim mamin, babin, motrën, vëllain dhe fisin që të kem mundësi të marr ca vota më shumë për të kaluar në finale. Ahh, dhe do t’u kërkoj ndihmë studiove të klipeve se duke qenë se njohin shumë këngëtarë, do më ndihmonin sërish për ca të shkreta pikë. Votimi i artistëve këtë vit godet sërish. Faleminderit të gjithëve që më votuan dhe miqve që tentuan të më votonin’’, ka shkruar më tej këngëtari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura