Ardit Çelepija i “BB7”: Për mua fitorja e “BB8” ndahet mes Fatjonit dhe Fabianit

May 3, 2015 | 13:34
SHPËRNDAJE


Pasi e ka provuar vetë eksperiencën e formatit “Big Brother”, finalisti i “BB7”, Ardit Çelepija, flet për banorët e këtij edicioni.  26-vjeçari, i cili pas kësaj eksperiencë televizive po jeton në Athinë (Greqi), tregon se dominantët e këtij reality show janë janë Fatjon Hysenbelliu dhe Fabian Kaja.
Si po shkon jeta jote pas “Big Brother”?
Deri tani mirë. Po përgatitem për një verë ndryshe në ishullin Mikonos, ku kam vendosur të punoj gjithë verën atje, në një disko. Siç e dimë të gjithë, Mikonos është ishulli ku shkojnë për pushime më të famshmit e botës dhe aty s’ka limit për asgjë.
Kjo do të thotë që je i pavarur, pra “single” për momentin?
Po, statusi im është beqar, dhe po kaloj bukur.
E ke ndjekur “Big Brother 8”? Cilët nga djemtë sipas teje po luajnë fort?
E kam ndjekur me aq sa kam pasur mundësi. Unë shoh si fitues Fatjonin dhe Fabianin. Për mendimin tim, ata bien shumë në sy dhe i ndjekin më shumë se të tjerët kamerat e shtëpisë. Kur them bien shumë në sy, nuk e kam fjalën për fizikun e palestruar të secilit, por për gjestet që ata bëjnë.
Mendon se këta tipa djemsh pëlqehen sot, pra, që do të votohen?
Nuk e di, se mua për vete më pëlqejnë femrat. Mes tyre në lojë do të veçoja Xhensilën dhe Marsuelën.
Pse të pëlqejnë ato?
Sepse vërtet duken të bukura nga ekrani.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura