Ardian Cerga: Aktorët s’shohin shfaqjet e njëri-tjetrit, kanë “bojkotuar” “arTurbinën”

Jan 18, 2019 | 12:43
SHPËRNDAJE

ALMA MILE/ Të gjithë e kujtojnë aktorin antiskemë te “Në çdo stinë”. Ai që vinte baste për të “rrëmbyer” zemrat e vajzave… Ardian Cerga, që në krye të herës nuk i ka pëlqyer rolet e heronjve… Edhe sot vazhdon të bëjë të njëjtën gjë, të luajë tipa që s’kanë lidhje me heroin pozitiv.

adrian-cernga-1

Edhe së fundi, në komedinë “Këmbëzbathur në park”, që po shfaqet në “arTurbina”, ai interpreton rolin e një burri të çuditshëm, me pantallona rozë, që preferon të hyjë në shtëpi nga dritarja, që ngjit deri në kat të dhjetë një biçikletë. Një rol i këndshëm, ku Ardian Cerga ka shfrytëzuar ironinë e tekstit, duke i futur edhe ca elementë nga vetja. Ndërsa është i kënaqur me shfaqjen, bashkëpunimin dhe pritjen e publikut, Cega është i shqetësuar për qëndrimin e kolegëve. Sipas tij, artistët jo vetëm nuk shohin shfaqjet e njëri-tjetrit, por dëgjohet edhe shprehja “të bojkotojmë ‘arTurbinën”, që, për të, jo vetëm është fëmijërore, por edhe e papërgjegjshme, sepse nuk braktisen muret, por vetë arti.

Gati-gati ju gjeti viti i ri në skenë, duket i mbarë ky vit për ju…

Mendoj se ka filluar një vit artistik i vrullshëm, pasi ishin tre shfaqje që zhvilloheshin paralelisht dhe bënin “luftë” se kush të zinte sallën i pari. Më duket diçka e bukur për jetën artistike të kryeqytetit, aq më tepër që ishin shfaqje dinjitoze, që nga komedia “Tag”, pjesëmarrëse në Festivalin Mbarëkombëtar të Teatrove, që u zhvillua para disa muajsh, për të vijuar me shfaqjen e Luli Hoxhës, një shfaqje me shumë përgjegjësi dhe interesante, për të ardhur te vepra e Neal Simon “Këmbëzbathur në park”, me regji të Lorin Terezit. Një komedi shumë fine, shumë elegante, e vënë me sukses në të gjitha skenat e botës. Trajton një temë sociale, ku edhe përgjithësisht është fokusuar vëmendja e autorit. Në qendër është një çift i ri me aspirata për jetën. Ai është një avokat që dëshiron të bëhet dikush, kurse ajo është një vajzë e përkëdhelur. Konfliktet lindin kur marrin një shtëpi me qira në një pallat me banorë të çuditshëm dhe një prej tyre është edhe personazhi që luaj unë, që banon në katin e dhjetë. Është një personazh i çuditshëm, që e thërrasin “Mjekra blu” e Rrugës 54. Është rreth të 60-ve, por bën një jetë tepër aktive. Një tip ekstravagant, por që në fund rezulton të jetë një njeri si gjithë të tjerët, me shpirt shumë të madh, por përpiqet t’i përshtatet shoqërisë, normave që ajo vendos.

20160920235958604600

Ju krijonit një katërshe simpatike, le të themi dy breza aktorësh, si u gjendet në këtë lojë?

Të flas për veten është pak e vështirë, pasi është një produkt që ti ia servir spektatorit dhe është ai që të jep notën, të duartroket apo të fërshëllen. Shfaqja është pritur shumë mirë. Regjisori ka bërë një punë tepër serioze. Më vjen mirë sepse është pjesë e një brezi djemsh dhe vajzash të talentuar, që po gjejnë hapësira me punën e tyre. Jam gjendur mjaft mirë në krah të çiftit shumë simpatik Ledion Zoi dhe Anila Balla, që janë përpjekur dhe kanë realizuar dy figura të këndshme, por edhe në krah të personazhit tjetër, interpretuar nga Ermira Gjata, që me shumë dëshirë dhe pasion materializon rolin e nënës dhe mikeshës së Velaskezit-Mjekrës blu.

Ky është i treti rol radhazi në komedi, ç’ka ndodhur me profilin tuaj “serioz”?

Personazhi që i afrohet publikut është ai që unë kam materializuar dhe fakti i të qenurit “serioz”, më shumë ka të bëjë me karakteristikat profesionale sesa me individin. Ndoshta, dikur do të më shihte në një karakter disi më dramatik, por në rastin konkret jam përpjekur të ndërthur ironinë që më dhuron autori me një autoironi që ma ka dhuruar nëna natyrë apo nëna ime. Duke i ndërthurur të dyja, jap portretin e një personazhi, që tek e fundit ka edhe problemet e veta si gjithkush në jetë. Jo pa qëllim e kam ndërtuar këtë personazh me ngjyra të forta për të evidentuar pikërisht këtë fakt. Po kështu jam përpjekur edhe në dy rolet paraardhëse, atë të emigrantit te komedia “Tag” dhe te “Pushteti i grave” me regji të Spiro Dunit, që aktualisht po punon për një shfaqje që, me shumë gjasë, do të jetë më e mira për këtë sezon. Nuk është vetëm Aktori tregon për rolin në komedinë “Këmbëzbathur në park” Ardian Cerga: Aktorët s’shohin shfaqjet e njëri-tjetrit, kanë “bojkotuar” “arTurbinën” “Këta individë ose kanë probleme me veten, ose interesa që i kanalizojnë nëpërmjet kësaj alibie, që është Teatri Kombëtar” dramës shqipe, që ngrihet sot si problem. Por jemi në momentin që një aktor nuk sheh qoftë edhe me syrin kritik shfaqjen e një kolegu të vet, duke i dhënë ndihmë gjithë shoqërisë, madje dëgjojmë edhe shprehje të tipit: të bojkotojmë “arTurbinën”.

Pse ky bojkot?

Ky konflikt i heshtur mes artistëve, që publiku nuk e njeh, ekziston që kur ka lindur arti, por në rastin konkret është diçka më tepër. Nuk e kuptoj se si mund të bojkotohen shfaqjet, si mund të bojkotohet arti. Pasi arti nuk janë muret. Prezenca e tyre as e ul dhe as e rrit vlerën e një aktiviteti, por zëri i tyre si artistë ndihmon në zhvillimin e artit skenik.

x720-dxL

Ka lidhje me debatin për godinën e vjetër të Teatrit Kombëtar?

Besoj se po. Ky është shkaktar i kësaj marrëdhënieje absurde. Për mua, debati i teatrit është i mbyllur. Që në krye të herës e kam quajtur të tillë. Kjo godinë duhet të ribëhet. Nuk ka rëndësi se si do ta bëjnë, rëndësi ka që të ribëhet aty ku është, në sipërfaqen që ka. Në këtë pikë nuk bëj lëshime. Ndërkohë që nuk e kuptoj qëndrimin fëmijëror dhe të papërgjegjshëm ndaj “arTurbinës”. Dua apo nuk dua, dal në konkluzionin që këta individë ose kanë probleme me veten, ose interesa të vogla apo të mëdha, që i kanalizojnë nëpërmjet kësaj alibie, që është Teatri Kombëtar. Ndërkohë që studentët dhe aktorët e rinj janë shumë të interesuar, një brez tjetër artistësh bëjnë indiferentin.

A do të luanin ata si “rrogëtarë” në këto skena apo është bojkot total?

Këtu qëndron edhe sekreti. Ata nuk janë thjesht rrogëtarë. Viteve të fundit na ka munguar pikërisht kultura e një arti të civilizuar, na ka mbytur tallavaja në të gjitha fushat e artit. Dhe ngritja vjen prej qëndrimit të vetë artistëve. Por shoh jo thjesht indiferentizëm, por edhe mllef.

Ju keni punuar para dhe pas ’90-s, shihni një qëndrim ndryshe mes kolegësh?

Pikërisht me këtë bëj dallimin. Është diferenca që më bën përshtypje, por edhe forma. Xhelozia është një formë natyrale, e justifikueshme, madje mund të jetë edhe ndihmuese për të bërë përpara, por në rastin konkret më duket tendencioze dhe kjo ul vlerat e individëve.

Pra, ju po thoni që e “çojnë ujin në mullirin” e gabuar?

Këtu nuk ka as mulli. I vetmi mulli, që ne kemi, është të bluajmë artin e bukur. Në këtë mulli duhet të çojmë sa më shumë frymë pozitive për të ndihmuar shoqërinë. Tirana është komuniteti më i madh në Shqipëri dhe ne kemi përgjegjësi karshi tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura