Ardian Bujupi ka vendosur t’i japë fund beqarisë? Kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën këngëtarit

Jun 5, 2023 | 13:48
SHPËRNDAJE

Ardian Bujupi është një ndër artistët më të pëlqyer të estradës shqiptare.  

Këngëtari, i cili po ‘korr’ suksese të një pas njëshme edhe përtej kufijve shqiptar, por përsa i përket jetës së tij private, të gjithë fansat e tij janë kurioz pasi Ardiani e ka mbajtur gjithmonë jashtë vëmendjes mediatike.

E së fundmi burime për “Prive”, ka zbuluar se Ardiani është në një lidhje serioze me një vajzë shqiptare që jeton në diasporë, madje sipas disa burimeve gjërat janë aq serioze sa çifti po mendon që ta kurorëzojë dashurinë e tyre me martesës.

Mirëpo shpesh herë jetën e tij private ai e mban larg kamera, ndërsa mesa duket dhe këtë lajm këngëtari ka dëshiruar që ta mbajë të fshehtë edhe për pak kohë.

Kujtojmë që disa kohë më parë, në rrjet qarkulluan lajme se ai ishte në një romancë me modelen e njohur Jasmina Kadriu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura