Ardi Veliu tregon oraret kur ndodhin më shumë aksidentet: E hëna, dita më e “ngjeshur”. Ministrja Balluku e nis fjalën me një ‘vërejtje’, ja përgjigja e ministrit Lleshaj

Jan 17, 2020 | 10:17
SHPËRNDAJE

 

ardi-veliu

Aksidentet rrugore janë shqetësimi më i madh për policinë shqiptare. Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu nga konferenca e Ministrisë së Brendshme ku po bëhën propozime për ndyshimin e Kodit Rrugor, ka treguar cilat janë disa nga njollat e zeza në rrugë që kanë sjellë pasoja fatale për jetët e njerëzve.

Rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare në rrugën që të çon në Elbasan vetëm në 3 muaj ka pasur 7 aksidente me pasoja fatale.

Po ashtu edhe rrethrrotullimi i Kolonjës në 2 muaj ka pasur 5 aksidente me pasoja fatale.

Sipas Veliut, numri më i madh i aksidenteve ndodhin ditën e hënë, 283, të premten 230 dhe 214 të dielën.

Ndërsa për orarin kur ndodhin më shumë aksidente, Veliu tha se janë oraret kur qytetarët nxitojnë të kapin orarin e punës apo kur dalin prej saj.

“Janë oraret 8 me 12 dhe 14:17 ku koicidon dhe me largimin nga puna e shoferëve”.

balluku

Ndërkaq, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, bëri një vërejtje kur nisi fjalën:

‘Shoh që jam e vetmja femër në këtë takim, duhet të respektojmë barazinë gjinore edhe në këtë nivel’.

 

 

 

Ministri Sandër Lleshaj në fillim të fjalës së tij iu përgjigj ‘vërejtjes’ së ministres: Lidhur me atë vërejtjen fillestare, për balancimin e gjinisë, përfqësimin e balancuar i cili sot është i çbalancuar megjithese ju përfaqësoni më shumë se një.

Ministrja Balluku, ndërsa vuri theksin tek domosdoshmëria e të pasurit vëmendje nga të gjithë përdoruesit e rrugës, si shoferë dhe këmbësore, tha:

“Nuk e kam kuptuar kurrë për cfarë u duhet sinjalistika, por rrugët përfundojnë pa ndricimet fosforeshente dhe tabelat orientuese”.

2dd5e012-0dc7-4c84-8cbe-0b4a17887c59 cae6f062-0f20-426d-a3e6-f3d9a1d6c5be 61eb82e4-05dc-45a3-b30f-2fe490d40c99 1f673fa2-9f17-4725-91cf-a1e492f83ce7 cd285181-a5e5-447a-862e-8eb46ed27e1a 4bb01596-5ae1-487e-8623-c205553a3fcc 80ea5b0f-be73-47e6-ac44-c206f958bc13 4de5b750-da10-4a84-90d1-966575c57936

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura