“Ardi Veliu në videon e kunatit të Babales”, flet Xhafaj: I takon drejtësisë, jam i fokusuar…

Oct 11, 2018 | 12:09
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj, ka folur sot pas takimit me zv. Presidenti i Policisë Kriminale Gjermane, në lidhje me akuzat e fundit në drejtim të tij për çështjen “Babale”.

Xhafjaj tha se kjo është një punë e Prokurorisë dhe nuk preferoi të ndalej gjatë, për këtë çështje.

xhafa1]

Nuk do bëja koment se boll janë bërë, kjo është çështje që i takon drejtësisë dhe unë kam kulturën e nevojshme politike institucionale dhe ligjore të pres drejtësinë. Është bërë temë dite, është çështje që besoj se do të ketë hetim të plotë, u takon atyre dhe gjykatës që të japë verdiktin e tyre”, u shpreh Xhafaj.

Më tej ai tha se: Unë jam Ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm më një qëllim tu shërbej qytetarëve, jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, në luftën kundër krimit dhe krimit të organizuar, kam përzgjedhur dhe partnerët e duhur, ndër të cilët edhe partnerët gjermane, pala tjetër ka zgjedhur rrugën që ti dalë krah krimit duke sulmuar policinë, operacionet dhe strukturat e angazhuar në luftën kundër krimit. Ka zgjedhur instrumente të gabuar për ta baltosur dhe partnerë të gabuar.

xhafaj

Po ashtu në këtë takim Xhafaj u pyet dhe në lidhje me ekstradimin e Arbër Çekjat, që akuzohet për transportimin e 613 kilogramëve kokainë.

“Pyetje interesante, ka një ndryshim tashmë, nuk kemi të bëjmë më me një ekstradim, por me hetim të përbashkët, kjo u takon hetimit të krimeve të rënda, prokurorisë shqiptare dhe zyrës përkatëse të policisë gjermane”, ishte kjo deklarata e Xhafës për Çekajn.

PYETJA DHE PËRGJIGJA E PLOTË

Z.Xhafaj, tek çështja “Babale 1” njëri prej personazheve të saj, Fredi Alizoti ka implikuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, çfarë komenti keni për këtë?

Nuk do të preferoja të bëja një koment për këtë çështje, se boll kam bërë komente për këtë, edhe për një arsye fare të thjeshtë që kjo është një çështje që i takon drejtësisë.

Unë besoj se kam kulturën e nevojshme, politike, institucionale dhe ligjore që të respektoj në çdo rast autoritetet e drejtësisë dhe vendimmarrjet e tyre.

Për sa i përket çështjes që është duke u përfolur kaq gjatë dhe që është bërë temë dite, është një çështje që besoj që është në një hetim të plotë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

U takon atyre dhe më pas gjykatës që të japin verdiktin rreth kësaj çështjeje.

Përsa më përket mua, dua të them se unë jam Ministër i Brendshëm, jam në këtë detyrë vetëm me një qëllim, t’u shërbej qytetarëve të vendit tim.

Jam i fokusuar në përgjegjësitë e mia, jam i fokusuar në atë që është tejet e rëndësishme, në luftën kundër krimit të organizuar në veçanti. Dhe në këtë proces kam përzgjedhur, besoj instrumentet e nevojshëm, një ndër të cilët është edhe operacioni “Forca e Ligjit” dhe Task Forca.
Besoj se kam përzgjedhur edhe partnerët e duhur, ndër të cilët padyshim edhe shumë të rëndësishëm për ne në këtë partneritet janë partnerët gjerman me të cilët jemi sot këtu.

Pala tjetër ka zgjedhur një rrugë tjetër që është rruga që t’i dali në krahë krimit me faktin duke sulmuar Policinë. Me faktin duke sulmuar operacionet që strukturat janë angazhuar në luftën kundër krimit të organizuar dhe kanë zgjedhur instrumente sipas meje të gabuar për ta baltosur të gjithë këtë punë dhe për fat të keq kanë zgjedhur dhe partnerë të gabuar, kanë zgjedhur llumin e këtij vendi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura