Archie feston sot 2-vjetorin e lindjes, por a e uroi familja mbretërore djalin e Princit Harry dhe Meghan Markle?

May 6, 2021 | 23:47
SHPËRNDAJE

Djali i Meghan Markle dhe Princit Harry, Archie, feston sot 2-vjetorin e lindjes.

meghan markle princ harry (2)

Me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur, e gjithë vëmendja ishte tek qëndrimi që do të mbante familja mbretërore, por e para që e ka uruar të voglin ka qenë vetë Mbretëresha, shkruan “Cosmopolitan”.

Në llogarinë zyrtare në Twitter, ajo shkroi për stërnipin e saj:

I urojmë Archie Mountbatten-Windsor një ditëlindje të 2-të shumë të lumtur sot“.

meghan markle princ harry (3)

Postimi u shpërnda së bashku me një fotografi të Dukës dhe Dukeshës së Sussex me djalin e tyre të shkrepur disa ditë pasi ai erdhi në jetë.

meghan markle princ harry (4)

Kate dhe William, si dhe Princi Charles dhe Dukesha e Cornwall, Camilla, gjithashtu ndanë urimet e ditëlindjes nga llogaritë e tyre në Twitter. Këta të fundit e uruan nipin me një foto të tij në krahët e Harry-t, pranë Charles.

meghan markle princ harry (5)

Ndërsa Kate dhe William zgjodhën një foto të gjithë familjes së bashku.

Archie rrallë është parë në publik, por dhjetorin e kaluar bëri një dalje të papritur në podcastin e parë të çiftit për “Spotify”, ku ai u dëgjua duke folur me një theks amerikan.

meghan markle princ harry (1)

Në shkurt çifti njoftoi se ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë.

meghan markle princ harry (6)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura