Arbitri shqiptar hero, shpëton nga mbytja 3 pushues në Shëngjin

Aug 6, 2021 | 19:55
SHPËRNDAJE

Një arbitër i Kategorisë së Parë ka bërë heroin ditën e djeshme duke parandaluar nga mbytja në det një familje me 3 anëtarë në plazhin e Shëngjinit.

download

Familja nga Kosova ka hasur vështirësi në det dhe aty është gjendur arbitri Bekris Dragusha i cili në verë punon vrojtues plazhi pranë vendlindjes së tij në Shkodër.

Dragusha ka ndërhyrë menjëherë së bashku me shokun tjetër Luçjano Marku duke shpëtuar babin me 3 vajzat. Lajmi u bë i ditur nga Federata Shqiptare e Vrojtuesve të Plazhit në ‘’Facebook’’ duke dhënë dhe lajmin e mirë për shpëtimin e 3 jetëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura