Arbitri nën akuzë/ Gabime ndaj Juves dhe Milanit, Paskua ndikon direkt te titulli dhe “favorizon” arratinë e Interit

Mar 16, 2021 | 9:47
SHPËRNDAJE

Me gabimet e tij, gjyqtari Fabricio Paskua ka lehtësuar, padashur, arratinë e Interit në renditje. Të dielën mbrëma ai penalizoi Milanin, duke i mohuar një penallti në ndeshjen kundër Napolit. Faulli i Bakajoko ndaj Theo Hernandezit në zonën napoletane u injorua haptazi nga gjyqtari, i cili u ftua nga kolegët për të analizuar imazhet edhe në VAR.

Gjyqtari Paskua

Paskua nuk pranoi të ndryshonte vendimin e marrë në lojë e sipër teksa më herët kishte anashkaluar edhe një ndërhyrje me taka të ngritura të Di Lorencos ndaj Teo Hernandezit. Vetë mbrojtësi francez i Milanit nuk e ka kursyer arbitrin duke postuar një status ironizues në rrjetet sociale, të cilin e ka fshirë pak minuta më vonë. Teo rrezikon një gjobë, por në rrezik me sa duket është edhe ecuria e kampionatit.

PRECEDENTI ME JUVEN – Bilbili nga Noçera nuk e ka për herë të parë ndikimin në me përgjegjësi direkte në ndeshjet e rëndësishme. Nëntorin e kaluar Juventusi ndalej në një barazim 1-1 me Beneventon. Në minutat e fundit të ndeshjes, në fakt, një penallti iu mohua Juventusit pavarësisht se faulli u duk menjëherë i qartë për të gjithë.

Në atë episod De Ligt u ndalua qartësisht brenda zonës së rreptësisë, por përsëri arbitri Paskua vendosi që aksioni nuk duhej ndërprerë e aq më tepër që të sanksionohej. Juventus kërkoi një tjetër penallti pak më vonë për një ndërhyrje ndaj Moratës, por edhe në atë rrethanë arbitri e anashkaloi episodin, duke e zemëruar sulmuesin spanjoll, dhe më pas duke e përjashtuar. Edhe në pjesën e parë të asaj sfide pati shumë dyshime për një ndërhyrje tjetër ndaj Dibalës në zonën e Beneventos, por përsëri Paskua vendosi të mos jepte faull.

FAVOR INTERIT – Nga ana tjetër, në Inter-Benevento të janarit të kaluar, Paskua i mohoi ekipit të drejtuar nga Filipo Inzagi një penallti kur rezultati shihte të zotët e shtëpisë në avantazh të një goli. Pas ndeshjes, trajneri i Beneventos do të deklaronte:

“Ne kishim shansin për të barazuar 1-1. Ndoshta asgjë nuk do të ndryshonte, por arbitri o duhej të jepte karton të verdhë për simulim ose një penallti. Pas ndeshjes arbitri Paskua më tha se ishte gabuar. Por, nëse ndeshja do të shkonte 1- 1 nuk i dihet çfarë mund të ndodhte”. Në këto kushte, për Milanin dhe Juventusin, Paskua është një arbitër për t’u harruar…

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura