Arbitri i anuloi golin historik, por jo gëzimin legjitim! Uzuni dhe Ferencvaroshi, zyrtarisht në Ligën e Kampioneve

Sep 29, 2020 | 23:33
SHPËRNDAJE

Ferencvaroshi dhe Myrto Uzuni realizuan sot ëndrrën e pjesëmarrjes në fazën finale të grupeve të Ligës së Kampioneve. Kampionët e Hungarisë arritën të kalonin me sukses fazën “play-off” duke eliminuar me rezultatin total 3-3 norvegjezët e Moldes.
1601412599_952210_1601412737_noticia_normal_recorte1
Falë 3 golave në Norvegji, Ferencvaroshi fiton të drejtën të luajë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve për sezonin 2020-2021.

Futbollisti i Shqipërisë Myrto Uzuni ishte fare pranë shpalljes hero i ekipit të famshëm hungarez teksa dërgoi topin në rrjetë në minutën e fundit shtesë të takimit, por goli i tij u anullua për pozicion jashtë loje. Ai u aktivizua për 90 minuta të plota duke dhënë gjithçka për ekipin e tij.

Ish-futbollisti i Lokomotivës së Zagrebit do të luajë për herë të parë në karrierën e tij në Ligën e Kampioneve, ndërsa Ferencvaroshi kthehet të luajë në elitën e futbollit të klubeve europiane pas 25 vitesh.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura