Albin Kurti mbetet pa këshilltar, Ministria e Brendshme i refuzon të riut me shtetësi amerikane kërkesën për leje qëndrimi

Sep 24, 2020 | 19:15
SHPËRNDAJE

Këshilltari i Albin Kurtit, Tienmu Ma me shtetësi amerikane këto ditë pritet të largohet nga Kosova.

albin kurti

Mediat kosovare konfirmojnë se Divizioni për të Huaj në MPB ka refuzuar kërkesën e Tinmu Ma për leje qëndrim në Kosovë. Sipas tyre Këshilltari i ish-kryeministrit Kurti nuk i plotëson procedurat ligjore për të qëndruar në Kosovë.

Ai kishte bërë kërkesë para një muaji në Dizionin të Huaj në MPB për leje qëndrim në Republikën e Kosovës, mirëpo Komisoni në fjalë ka vlerësuar se nuk i ka plotësuar kushtet dhe kriteret sipas ligjit për të huaj për qëndrim në Republikën e Kosovës.

Ndërkohë, sipas burimeve të njëjta Tienmu Ma ka angazhuar avokat Tomë Gashin i cili ka paraqitur ankesën në shkallën e dytë sa i përket vendimit që ka marrë ky divizion.

Merret vesh që dje Komisioni qeveritar ka lënë në fuqi vendimin për refuzimin për leje qëndrim.

Sipas procedurave ligjore në fuqi personi në fjalë duhet të largohet me vetëdëshirë nga Republika e Kosovës, në të kundërtën ai do të depërtohet me forcë në vendin e origjinës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura