Arben Ndoka: Pse po e lë mandatin e deputetit. Ja e vërteta ime

Sep 8, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Arben Ndoka ka vendosur të heqë dorë nga mandati i tij. Vendimi i tij bëhet i ditur përmes një letre të hapur drejtuar kolegëve të grupit të Partisë Socialiste.

Arben Ndoka
Arben Ndoka

Në letër ai shkruan se ka marrë një dënim të pamerituar nga gjykata italiane vetëm se futi në shtëpi të vëllain bashkë me ish të dashurën e cila më pas e akuzoi për prostitucion.

Ndoka e mbyll letrën duke thënë “Lus Zotin te me ndihmoje qe t’ia dal t’ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush! Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall “do siklet qe kaluat per haterin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertete””.

LETRA E PLOTE

E ndjej per detyre ndaj jush t’ju jap nje shpjegim qe dua ta bej edhe publik.Une jam nje njeri qe jeta nuk me ka ardhur asnjehere e lehte. Ajo ka nisur ne Skuraj, nje fshat i Kurbinit, ku bera kater vitet e para te shkolles, Isha nxenesi me i mire ne shkolle dhe fotografia ime ishte ne tabelen e te dalluarve. Por, si femije i nje familjeje kulakesh ne fund te vitit nuk me jepnin flete-lavderimi. Ishim te varfer po asgje nuk me bente pershtypje me shume se sa ky diskriminim. Pastaj zbritem ne Lezhe, ku bashke me prinderit dhe vellezerit ndertuam nje shtepi te vogel me gure. Ne Lezhe nuk isha me i dalluar ne mesime sikur ne Skuraj sepse u dhashe krejt mbas sportit.

Me 6 mars te vitit ’91 plasi eksodi dhe une ika me anije nga Shengjini per ne Itali. Isha 16 vjec e gjysme. Pas 23 ore udhetim mberritem ne Itali. Qendrimi im atje zgjati vetern 6 muaj dhe bashke me rreth 50 minorene na rikthyen neper shtepia. Ne vitin 1993 iku vellai, Pak me vone e mora prape rrugen me skaf dhe u bashkova me tim vella qe punonte ne nje fabrike hekuri. Pas pak kohesh qe ishim bashke vellai u rikthye ne Shqiperi, ndersa une vazhdova te rri atje. Nje dite vellai vjen prape ne Itali dhe i telefonon nje djali nga Lezha, i eili kishte makine.I thote qe te shkonte ta merrte ne Lege, sepse kishte djegur kemben gjate udhetimit me skaf dhe as ne kembe nuk rrinte dot. Erdhi tek une me nje vajze me te cilen kishte nje lidhje.Ata qendruan tek shtepia, ku une jetoja perafersisht nje jave dhe pastaj shkuan ne Rome tek nje shok i vellait. Nga ai moment humba dhe kontaktet me ta. Ne ate kohe s’kishte telefona si sot dhe ne shqiptaret mblidheshim ne nje klub te dielave per t’i telefonuar familjeve.

Me vone mesova qe vajza ishte lidhur me nje punonjes policie. Ai mbi bazen e nje denoncimi të saj kishte sajuar nje kontroll ne shtepine e vellait dhe ne procesverbalin e kontrollit ishte shkruar qe ne shtepine e tij u gjeten 1000 dollare fallco dhe nje peshore droge. Ne fakt ishte e sajuar kjo gje. Nga lidhja e vajzes me policin qe u nda edhe nga gruaja per te bashkejetuar me te, taksirati yne s’pati fund. Me ndalojne edhe mua sepse sipas policise duhet te jepja sqarime pse i kisha mbajtur ata te dy nje jave ne shtepi. Kur doli vellai ne gjyq gjykatesi kerkoi provat materiale qe ne fakt nuk dolen askund, as peshore droge as dollare fallso. Akuzat rnbeten pezull dhe im vella doli ne hetim te lire. Kohe me vone, krejt rastesisht, bashke me nje shokun e tij i cili sot punon ne Kolsh te Lezhes, vellai ndeshet ne rruge me policin italian dhe me kete vajzen.

Qe te dy (vellai dhe shoku i tij) i kerkojne vajzes qe te bisedojne. Im vella ishte shume i dashuruar me vajzen dhe ajo dite mbyllet me sherr me italianin. Por vajza e kishte bere zgjedhjen e vet me policin italian; ai sherr ka nxitur sulmin fatal mbi tim vella qe solli pasojen fatale per mua. Cfare e ka sajuar polici, vajza e ka firmosur dhe ceshtja ka shkuar e renduar sa s’ka ne kanalet gjyqesore. Nga e gjithe kjo histori qe u mundova ta permbledh sa me qarte, mua me kane mbetur peshqesh ne mungese dhe ne padijeni totale, 3 vjet e 6 muaj per favorizim prostitucioni (per faktin qe ata te dy kane qendruar ne shtepine time nje jave, e cila per te mos krijuar keqkuptime sqaroj se ishte e nje djali qe punonte me mua ne furre buke me te cilin ndanim qirane) dhe 4 vite per rrembim personi.

E di edhe vete se cfare filmi i pabesueshem per jeten reale mund t’ju duket kjo qe po tregoj. Po kjo eshte thjesht e verteta dhe vetem e verteta ime qe betohem ne jeten e te dyja vajzave te mia, s’kam pasur as gisht ne ndonje favorizim prostitucioni apo rrembim personi, as dijeni per nje gjyq te tere te bere pa pranine time. Kaq e vertete eshte kjo sa mjafton te pyeten familjaret e vajzes, me të cilet ruaj sot e gjithe diten nje marredhenie familjare. Une pas 7 muaj qendrim gjithsej ate kohe ne Itali kam marre kursimet e punes dhe kam blere nje makine me te cilen jam kthyer ne Shqiperi. Kam vazhduar shkollen e mesme ne Lezhe pasi e kisha lene ne vit te pare kur ika ne ’91-shin ne Itali e s’isha marre me. Bera dy shkolla te mesme, gjirnnazin dhe nje agronomi me korrespondence. Isha i fejuar dhe pas dy vitesh u martova. E kam filluar punen ne Shqiperi si menaxher i nje biznesi te vogel dhe me vone kam filluar pune ne Garden e Republikes. Pastaj me moren ne Drejtorine e Pergjithshme te Policise Ndertimore.

Ne kurthin e ngritur nga italiani per tim vella, i cili theksoj nuk u denua asnjehere, une rashe befasisht shume me vone. Gjithcka ndodhi kur me disa miq vendosem te ikim ne Itali per te festuar ditelindjen e Ramadan Hasanajt, ish-deputet i Partise Socialiste. Une dhe djali i tij qe jetonte ne Padova, jemi shoke qe te vegjel dhe kjo me shtyu me shume per te shkuar. Sqaroj se ne Itali kisha shkuar shpesh dhe krejt normalisht. Qendruam 7 dite me shokun tim dhe ne kthim, ne momentin e kalimit doganor ne aeroportin e Milanos, emri im del ne kompjuter si person me precedent! Polici qesh dhe thote: “Prit pak ta verifikojme se nuk besoj te jesh ti!” (me siguri ka pasur parasysh faktin se nje shqiptar i denuar me akuzat e mia, nuk mund te jete aq budalla sa te kaloje serbes ne aeroport ku cdo pasaporte verifikohet ne kompjuteri. Une pa diskutim mendova se ishte nje ngaterrese qe do zgjidhej, po pritja ime zgjati tre dite ne aeroport. Pas tre ditesh me komunikojne 7 vjet e 6 muaj denim gjithsej! Dy denime te bera bashke! Vdekja do kishte qene shume me e lehte! Nusja e vajza qe i kisha ne Tirane u kthyen menjehere tek baba ne Lezhe. Bera transferimin e dosjes me idene qe do te mbaroja shpejt, por ajo zgjati gati tre vjet. E kote tju lodh me pershkrimin e ferrit shpirteror brenda mureve te nje burgu, ku me kishte nderprere jeten nje padrejtesi ekstreme. Mbijetova me stervitje te forte fizike dhe libra qe lexova sa ne gjithe jeten time bashke.

Kur dola i lire nuk kisha leke te jetoja. Askush ne bote nuk e kuptonte hallin qe me hante gjalle nga brenda. Doja te vazhdoja shkollen e larte me cdo kusht, te cilen me pas e mbarova me shume sakrifica. Nisa me biznes te vogel derisa krijova nje rrjet modest lokalesh, ku luhej bilardo, me fitimet e te cilave erdha me vone ne Tirane, ku hapem firmen e duraluminit qe me krijoi pune ne te gjithe vendin. Kam punuar edhe si drejtor i Drejtorise se Ekzekutimit dhe me pas si drejtor i Drejtorise se Inspektimit Teknik ne INUK.

Kjo eshte jeta ime reale. Me falni shume per gjithe keto rreshta, po sidomos per sikletet qe ju kane ardhur nga une. Ju rrefeva jeten time ashtu si munda, sepse nuk dua qe te iki, duke ju lene te mendoni se une jam ai krimineli qe ka merituar ate denimin e rende. E verteta ime mua nuk me vlen, une jam nje njeri i denuar nga fati po dhe i denuar qe te mos besohem si i tille. Kam shume shprese qe t’ju vleje juve per te mos u ndjere keq qe me keni pranuar mes jush dhe nuk me keni lene te ndjehem i vetmuar, kur me kane sulmuar egersisht. Por, ju te gjithe miq deputete, qeveria jone dhe Partia Socialiste nuk keni pse te viheni ne siklet asnje dite me shume nga prania ime.

Une ju kam borxh ju ne radhe te pare, po dhe gjithe atyre qe jane me kete parti, ndjekjen deri ne fund te betejes ligjore ne Itali apo ne Gjykaten e te Drejtave te Njeriut po qe nevoja per te gjetur drejtesi per emrin tim. Lus Zotin te me ndihmoje qe t’ia dal t’ju sjell si prove te vertetesise se kesaj letre, vendimin e nje gjykate te po atij vendi ku jeta ime u nxi sa nuk thuhet. Sepse e di qe nje vendim gjykate ketu ne Shqiperi nuk do ta besonte askush! Do te mbetem nga larg salles se parlamentit nje mbeshtetes besnik i perpjekjeve qe ju beni ne ate salle me disa kriminele te vertete te ketij vendi dhe ma beni hallall “do siklet qe kaluat per haterin tim ne keto dy vjet betejash per te nxjerre Shqiperine nga llumi ku zhyten kriminelet e vertete”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura