Arben Ndoka fyen dhe kërcënon Pollon në FB: Ti shkon me vjehrrën. Ruaj familjen o injorant!

Aug 5, 2015 | 8:40
SHPËRNDAJE

Deputeti i PS-së, Arben Ndoka ka kërcënuar edhe fyer deputetin e PS-së, Genc Pollon me një koment në “Facebook”, pasi ky i fundit, më 31 gusht ka postuar një lajm se si “Ndoka kishte detyruar të prostituonte ish-të fejuarën e vëllait të tij”.

Faksimile e komentit
Faksimile e komentit

Ndoka i ka shkruar sot Pollos një koment kërcënues, i cili më pas është fshirë prej këtij të fundit. Në këtë koment, Ndoka fyen dhe kërcënon deputetin e PD-së duke i thënë që të ruajë familjen e tij dhe të mos merret me të.

“Pse nuk ke postuar edhe mesazhet që i kishte me vjehrrën? Mesazhet që i kishte dërguar vjerrës nëpërmjet e-mail, me të cilat u zbulua marrëdhënia intime q ëkishte me të. Mos u merr me mua o injorant, por ruaj familjen tënde se është bërë si porta e Brazilit në kampionatin botëror që sapo kaloi.

Meqënëse gruaja e parë të iku, ruaj këtë të dytën mos e ndaj me kolegët e tu. Të gjithë e dinë këtë fakt përveç teje. Ose mbase e din dhe vet por mbase të pëlqen kjo gjë se je pervers.

Ti je njeri pa pikë morali që shkon me vjehrrën, ndan gruan me kolegët e tu dhe të tjerë miq, etj.”, i shkruan Ndoka Pollos.

Kujtojmë se Arben Ndoka përflitet nga qarqet opozitare si deputeti i dënuar për prostitucion dhe i përmendur në raportin e DASH-it.

Dy vjet më parë, opozita publikoi një fletlirimi nga burgu i Shënkollit, me të dhënat personale të deputetit të PS-së, në të cilën thuhej se ai ishte dënuar me rreth 4 vjet burg për favorizim prostitucioni dhe heqje të padrejtë të lirisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura