Arben Frroku kërkon pafajësinë në Gjykatën e Lartë

Jul 30, 2015 | 9:55
SHPËRNDAJE

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda, që shpalli fajtor dhe dënoi me burgim të përjetshëm biznesmenin Arben Frroku, si autor të vrasjes së kryekomisarit Dritan Lamaj, i dënuari Frroku, ka kërkuar pafajësinë në Gjykatën e Lartë.

Arben Frroku pas lirimit nga burgu
Arben Frroku pas lirimit nga burgu

Biznesmeni është dënuar nga Apeli i Krimeve të Rënda në mungesë, pasi një javë përpara se të jepej dënimi ai u largua nga Shqipëria.

Frroku kërkon prishjen e vendimit të Gjykatës së Apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë të Krimve të Rënda, që e shpalli atë të pafajshëm.

Kërkesa në Gjykatën e Lartë mësohet se është paraqitur këtë javë nga avokatë e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura