Arben Derhemi reagon pas akuzave për “marrëveshjen me Veliajn”: Të gjithë hanë në kurriz të Teatrit

Jul 1, 2018 | 11:33
SHPËRNDAJE

Pas akuzave dhe “përbaltjes” prej kolegëve të tij, për atë që u quajt “marrëveshja me Veliajn për Teatrin”, ka reaguar aktori Arben Derhemi.

Në një postim të bërë në Facebook ai ka treguar se çfarë ka ndodhur në takimin me Veliajn.14590391_1780833102179551_6854267069517584731_n

Reagimi i plotë:

Per te gjithe ju qe kaloni jeten duke perdorur rrjetet sociale si menyre jetese dhe mjet per te shantazhuar dhe kercenuar njerez, une e kuptoj qe edhe ju jeni shantazhuar nga eproret tuaj, por nuk kuptoj qarkun e mbyllur te shantazhit, deri ku do te shkoje apo cili dhe me cfare qellimi po e perdor.

Nje nate me pare, grupi i artisteve pjese e levizjes se mbrojtjes se teatrit, vendosen se duhet te ishim pjese e bisedimeve dhe negociatave me kryetarin e bashkise. Sipas asaj qe kishim rene dakord me njeri tjetrin, ne, grupi perfaqesues i artisteve, shtruam dy probleme shume te rendesishme:

1. Te mos preket trualli dhe territori i Teatrit Kombetar
2. Te shpallej nje konkurs nderkombetar ekspertesh per Teatrin

Menjehere pas takimit, gazetave dhe televizioneve qe pyeten, i vura ne dijeni se cfare u tha. Nuk pashe ne asnje media te pasqyrohej deklarata ime apo e kolegut tim, sepse publikimi i fotos ushqeu histerine e frikshme te rrjeteve sociale dhe u sulen si qen te terbuar duke na akuzuar si “tradhetar”, “te shitur”, “te pafytyre”, dhe “ne germadhat e Teatrit Kombetar, shkruani emrat e tyre”.

Atehere me lind pyetja: -cfare ndodhi?
Ata qe deshen, e degjuan shume qarte ate qe thashe. Ndersa te tjeret te cilet e kishin parapergatitur skenarin e tyre, shtruan shtratin per nje histeri te frikshme kolektive qe qellimisht zhvendosi vemendjen nga kauza dhe zbuloi armiqte e popullit. Prej analisteve pa me pyetur se cfare ndodhi ne ate takim, mu drejtua pyetja: “Pse e bete”? Pavaresisht interesave te ndryshem qe perfaqesojne per kete ceshtje, te gjithe hane ne kurriz te teatrit dhe e perdorin ate si duan. Me kete sjellje ku fjalori i rruges perben forcen dhe qellimin, ai qe fyet dhe nuk toleron eshte vete Teatri…skena e tij na njeh te gjitheve se kush jemi dhe sa vlejme…ata qe duan te bejne shfaqje jashte asaj skene dhe historise se atij tempulli jane jashte historise per te gjitha arsyet…!

Te them te drejten, prisja nje reagim nga miqte dhe koleget e mi, nga ata per te cilet u bera armik me gjithkend vetem per te mbrojtur kauzen e artit dhe te teatrit. Nuk ndodhi!

Per te gjithe njerezit qe nuk u realizuan kurre profesionalisht, per te gjithe ju qe pazaret dhe allishverishet ju kane percudnuar si njerez, per te gjithe ju qe komunizmi ju ka lene pasoja te pandreqshme, per perfaqesuesit kancerogjen te shoqerise civile, te cilet mezi presin kauza qe ti pervetsojne me qellim premtimin e postit qe nuk e moren kurre, kam vetem nje gje per ti thene: figuren time qe e kam skalitur me mund, perulje, kokefortesi, karakter, rebelizem, pasion, ndershmeri dhe me fisnikeri te trasheguar nga ADN-ja e familjes sime, NUK E BENI DOT PIS!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura