Arben Ahmetaj flet me shifra: Partneriteti me FMN, Shqipëria situatë makroekonomike dhe fiskale të konsoliduar

Nov 20, 2018 | 16:57
SHPËRNDAJE

Ministri i Financave dhe Ekonomisë Arben Ahmetaj ka bërë një tablo tepër optimiste për ekonominë e vendit të 6 muajve të parë por dhe një parashikim me të njëjtat nota për të ardhmen.

Në kuadër të mbylljes së misionit të radhës të Fondit Monetar Ndërkombëtar në Tiranë, Ahmetaj ka dalë në një konferencë e përbashkët për mediat ku tha se falë partneritetit me FMN, Shqipëria ka një situatë makroekonomike dhe fiskale të konsoliduar me shumë pak rreziqe që rrisin fokusin për rritjen ekonomike dhe rritjen e punësimi.ahmetaj32-1-770x396 (1)

“Përtej sfidave të reformave do desha të fokusohesha në disa nga zhvillimet ekonomike dhe parashikimet. Rritja ekonomike ka vijuar të përshpejtohet. për 6 muaj e parë rritja në nivelin 4.4% nga 3.8 që ishte në 2017, e pritet të jetë mbi 4 gjatë gjithë vitit.

Rritja në gjysmën e parë të vitit 2018 është gjeneruar kryesisht nga kërkesa e brendshme. Konsumi, rritje reale me 2.7%. Investimet totale për 6 muaj rritje me 2.8%. Thuajse të gjithë sektorët e prodhimit kanë rezultuar me rritje pozitive. Eksportet e mallrave janë rritur me 16% kundrejt një vitit më parë. Muaji tetor pati një rritje prej 21%. Deficiti tregtar është përmirësuar ndjeshëm, me 8%. Zgjerimi i aktivitetit ekonomik është reflektuar dhe në tregun e punës. Papunësia ka nisur të bjerë dhe punësimi është rritur”, deklaroi Ahmetaj.

Ai tha se parashikojmë një rritje reale më të lartë se FMN, me 4.3%.
“Desha të falënderoja FMN dhe vlerësoj ecurinë që ata mbajnë për financat publike”, deklaroi Ahmetaj.
Ndërsa përfaqësuesi i FMN tha se rritja ekonomike e Shqipërisë ka pasur prirje rritëse por mbetet shumë për të bërë që rritja ekonomike të jetë më gjithëpërfshirëse dhe të ketë shtysa për uljen e emigracionit.
“Parashikojmë nivelin e rritjes ekonomike në 4%, me një zbutje të lehtë vitin e ardhshëm në 3.7%. Kursi i këmbimit është mbiçmuar nga marsi”, u shpreh përfaqësuesi i FMN.

Balkanweb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura