Arbana Osmani zbulon për herë të parë pse nuk publikonte foto gjatë shtatzënisë dhe flet për ndërhyrjet estetike në fytyrë

Jan 15, 2021 | 16:12
SHPËRNDAJE

Arbana Osmani ka terguar sot arsyen pse nuk ka publikuar foto me barkun e rrumbullakosur gjatë shtatzënisë.

arbana osmani (5)

Moderatorja u bë nënë për herë të dytë në muajin tetor të vitit të kaluar, duke sjellë në jetë fëmijën e parë me Eduart Grishajn, të cilin e pagëzuan me emrin Dielli.

arbana osmani (6)

Gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit, ajo zbuloi se nuk i urren fotot gjatë shtatzënisë, por pas mospublikimit të tyre qëndron një arsye shumë e fortë.

S’më pëlqen të më shohin shtatzënë në rrjete sociale duke qenë se kjo mund të prekë shumë femra që kanë probleme me infertilitetin dhe e di sa e rëndë mund të jetë kjo. Kaq e thjeshtë”, u shpreh ajo.

arbana osmani (4)

Kuriozitet nga ana e ndjekësve kishte edhe për ndërhyrjet në fytyrë.

Arbana tregoi se nuk ka kryer asnjë deri tani, por nuk është kundra.

Nuk jam kundra, kështu që edhe mund të bëj kur të vijë koha. Por edhe mund të mos bëj, s’e di”.

arbana osmani (6)

E pyetur nëse i është ankuar ndonjëherë partnerit, sepse nuk e ndihmon gjatë natës, Osmani u përgjigj:

As edhe një herë. Kurrë. I ankohem për gjëra të tjera, por jo për këtë”.

arbana osmani (1)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura