Arbana Osmani gati për të hapur restorantin e ri me emrin e …

Feb 15, 2020 | 12:12
SHPËRNDAJE

Pak muaj më parë, teksa po promovonte librin e saj të dytë me receta gatimi, moderatorja e njohur Arbana Osmani, në një intervistë për revistën “Who” la të kuptohet se shumë shpejt do të hapte një restorant me emrin e saj. 

Tashmë po aq e promovuar në kulinari sa në programet televizive, falë pasionit dhe talentit të saj për të gatuar, me sa duket Arbana ka vendosur që ta bëjë më eficient këtë pasion, jo thjesht të shijojë fitimet nga shitja e librave me receta.

Me siguri do të jetë shumë interesante të provosh recetat e Arbanës, ekskluzivitet që deri tani e kanë pasur vetëm familjarët, të afërmit dhe miqtë e saj.

Dje, Arbana Osmani, në një postim në “Instagram”, i intrigoi të gjithë teksa postoi një foto të shoqëruar me një pyetje: “E gjeni cili është projekti im më i ri?” 

Dhe meqë duket si një shërbim fotografik ose xhirime për ndonjë sport, ne menduam se bëhet fjalë për përgatitjen e fushatës publicitare, ku Arbanën do ta shohim si një sipërmarrëse.

Me siguri edhe në këtë rast, në krah të saj do të jetë djali me të cilin ajo punon dhe bashkëjeton, regjisori Eduart Grishaj. /Panoramaplus.al 

       

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura