Arbana Osmani: Fotot në rrjetet sociale nuk janë të djalit tim

Apr 20, 2015 | 14:18
SHPËRNDAJE

“Deri tani kam mbyllur 100 profile të rreme”

Pak më shumë se një muaj pasi u bë nënë për herë të parë e djalit të saj Jon, Arbana Osmani është përballur me një fenomen të pakëndshëm në rrjetin social “Facebook”, ku me emrin Arbana Osmani janë postuar disa foto të një fëmije, që prezantohet si djali i saj. Fotot e bebes janë postuar me diçitura të tipit: “Joni kur doli nga spitali, shpirti mamit”, “Joni dashuria ime”, apo “Kjo foto është bërë kur Joni ishte 1 muajsh” e të tjera foto që marrin mijëra “like” dhe komente komplimentuese, gjithmonë duke menduar se personi që i poston është vetë Arbana. Por, e pyetur nga gazeta “Panorama”, moderatorja e njohur e “Top Channel” ka mohuar të ketë postuar foto të djalit të saj në rrjetet sociale, të cilat sipas saj janë të gjithë false. ”Nuk janë foto të miat ato të postuara deri tani. Nuk e di nëse janë të sëmurë personat që bëjnë gjëra të tilla.

Kompania “Acromax” është një kompani që po merret me mbylljen e tyre dhe deri tani kanë mbyllur 100 profile të rreme me emrin tim”, u shpreh ajo. Arbana u tërhoq nga ekrani për t’iu dedikuar tërësisht këtij momenti të bukur të jetës së saj. Ajo thotë se s’ka ndërmend të postojë foto të djalit. Ndërkohë që me imazhin e saj i është rikthyer edhe një herë vëmendjes së fansave të shumtë në Instagram. Moderatorja postoi foto, ku shfaqej mjaft në formë dhe e veshur me veshje pranverore. Arbana u është drejtuar miqve dhe ndjekësve me fjalët: “Përshëndetje njerëz! Ju dua të gjithëve!”, të cilët i janë përgjigjur me fjalët se ajo u mungon vërtet në ekran, në këtë sezon televiziv, që po transmetohet reality-show “Big Brother”, që moderohet nga Ledion Liço.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura