Arbana Osmani e pranon: Më kanë propozuar dy herë të prezantoj Festivalin e RTSH, por kam refuzuar. Kush janë arsyet?

| 11:06
SHPËRNDAJE

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të mira dhe më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka prezantuar emisionin të ndryshme, por asnjëherë nuk e kemi parë në Festivalin e përvitshëm të RTSH-së.

E pyetur nga fansat, Arbana pranoi se ja kanë propozuar dy herë këtë rol por në të dyja rastet e ka refuzuar.

Ndërsa shtoi se vendimin e mori për arsye të ndryshme, duke shtuar se e ka vlerësuar ofertën.

“Arbana nëse do ta propozonin Festivalin e këngës në RTSH, a do ta pranoje?”- e pyetën fansat.

“Më kanë ofruar dy herë (në 2014 dhe 2018) dhe për arsye të ndryshme nga njëra-tjetra nuk kam pranuar. Nuk di të them se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen por në të dyja rastet e mëparshme e kam vlerësuar edhe pse nuk kam mundur të jem në atë rol,”  – u përgjigj ajo.

      

Te lidhura



Subscribe

      
             

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA ONLINE: https://facebook.com/groups/panoramaonline/

 

S'KA KOMENTE

Comments are closed.