“Arat e Saje Qorrit”/ Mbi 2 orë replika mes Berishës dhe Tahirit

May 30, 2016 | 11:51
SHPËRNDAJE

Debat e replika online mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Shkak u bë denoncimi i demokratit për gjendjen e kanabist në vend, i cili një ditë më parë publikoi një foto, nga një arë me kanabis për të cilin akuzoi direk ministrin Tahiri.

Nje nga fotot e postuara nga Berisha
Nje nga fotot e postuara nga Berisha

Pas kësaj prej më shumë se dy orësh, palët u përfshinë në reagime përmes profileve në FB.

Ora 11:18 e së dielës

Kanabisi_BerishaIsh-kryeministri Sali Berisha poston në profilin e tij në FB, një foto me shënimin “Njera nga arat e Saje qorrit ne lumin e Vlores!”. Në foto duket një parcele buzë lumi e mbjellë me kanabis.

 

Replikat e sotme

Ora 09:59

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri reagon pas akuzave të ish-kryeministrit Berisha, për ato që ai i quajti parcelat me kanabis të “Saje Qorrit”. Në disa foto që Tahiri ka publikuar parcelat duken bosh, ndërkohë që ministri thotë se foto e publikuar nga Berisha ishte e kohës së PD-së.

ora 10:16

Berisha i përgjigjet replikës së ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, për të vërtetën e fotove të arave me kanabis, duke postuar dy foto te tjera. ‘Ne arat e Saje qorrit dhe Edvin Shullazit,Lushnje,Fier”- shkruan Berisha krah dy fotove.

Ora 11:40

Ministria e Brendshme sërish reagon për të njëjtën cështje. Këtë radhë duke akuzuar ish kryeministrin se mashtron për denoncimin me foto, duke treguar edhe linqet se nga cilët portale të huaj janë marrë fotot, për të cilat Berisha pretendon se janë në vendin tonë.

“Berisha ka bere nje status tjeter sot. Ka publikuar 2 foto qe thote se jane ne Lushnje dhe Fier. Por ne te vertete me nje kerkim te thjeshte ne internet, zbulohet se fotot jane marre nga media nderkombetare”-reagoi MB.

Menjëherë Tahiri publikoi të njëjtën gjë në profilin e tij në FB: “Sipas Saliut, ne foto arat e mia te droges Lushnje, Fier. Sipas te vertetes, foto ne Zvicer dhe Colorado. Ja provat…
Rrenat qe duhet te leme pas, duke punuar per te ardhmen!”-shkruan ai.

3 2 1Ajo postoi edhe linket ku jane marre fotot:

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura