Arabia Saudite nis sulmet ushtarake në Jemen

Mar 26, 2015 | 10:16
SHPËRNDAJE

Arabia Saudite ka nisur një sulm ushtarak në Jemen kundër militantëve të mbështetur shiitët Houthi, ka bërë të ditur ambasadori i Arabisë Saudite në Shtetet e Bashkuara, raporton BBC. 

Dëmet e shkaktuara nga sulmet në Sana

 Adel al-Jubeir tha se Arabia Saudite ka nisur veprimet ushtarake  për të “mbrojtur qeverinë legjitime” të Presidentit Abdrabbuh Mansour Hadi.

Rebelët e mbështetur nga Irani kanë marrë nën kontroll kryeqytetin Sanaa që prej shtatorit.

Ata pushtuan qytetin qendror të Taizit gjatë fundjavës, duke u afruar me bazën e re jugore të presidentit jemenas, të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, Abd-Rabbu Mansour Hadi.

Ambasadori saudit në SHBA tha se Arabia Saudite do të bëjë gjithçka të nevojshme për të mbrojtur popullin e Jemenit dhe qeverinë legjitime të Jemenit. 

Dje, mediat ndërkombëtare shkruajtën se Presidenti i Jemenit është larguar nga Pallati Presidencial në Aden, pasi rebelët avancuan drejt portit jugor. Por zyrtarët vendas mohun largimin e presidentit nga vendi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura