“Apple” blen aplikacionin popullor të identifikimit të këngëve

Sep 25, 2018 | 17:37
SHPËRNDAJE

Kompania “Apple” ka përfunduar me sukses blerjen e aplikacionit popullor të identifikimit të këngëve, “Shazam”.

shazam

Kompania konfirmoi se po blinte “Shazam”-in dhe ekipin e tij të zhvillimit për 400 milionë dollarë dhjetorin e kaluar. Blerja u pezullua përkohësisht për shkak të një hetimi nga Bashkimi Evropian, por gjithçka u zyrtarizua në shtator të këtij viti.

“Apple” ka njoftuar se do të heqë së shpejti të gjitha reklamat nga aplikacioni, një lajm shumë i mirë ky për përdoruesit.

“Shazam” është shkarkuar mbi 1 miliard herë dhe është përdorur mbi 20 milionë herë çdo ditë, sipas njoftimit për shtyp të “Apple”. Aplikacioni ka qenë i disponueshëm që nga fillimet e “App Store” dhe ishte një nga demot më të hershme të asaj që mund të bënte një aplikacion celular. /tch/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura