Apostolova: Zvogëlimi i ministrive nga Qeveria e re të jetë në përputhje me legjislacionin, për BE-në me rëndësi…

Nov 18, 2019 | 18:23
SHPËRNDAJE

Shefja e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova, duke folur për zhvillimet e fundit politike në Kosovë, ka komentuar edhe mundësinë që vendi të ketë vetëm 12 ministri në Qeverinë e ardhshme.

Natalya-Apostolova-02-1536x1025-1-780x439

Apostolova në një intervistë për Telegrafin ka thënë se ka disa mënyra për organizimin e administratës dhe i përket Qeverisë së Kosovës ta vendos këtë.

“12 ministri është një opsion. Me miratimin e ligjit të ri për funksionimin dhe organizimin e administratës publike dhe agjencive të pavarura në shkurt të vitit 2019, ekziston nevoja për t’i ri shikuar organizimet e brendshme të të gjitha ministrive, posa të adoptohet edhe legjislacioni relevant sekondar. Nëse Qeveria e re merr vendim ta ulë numrin e ministrive, atëherë këto duhet të jenë në përputhje. Për Bashkimin Evropian ka rëndësi që të ketë institucione efikase që i përgjigjen nevojave të popullsisë”, ka thënë ajo.

Ajo po ashtu ka theksuar se Kosova ka nevojë për institucione që kanë kapacitet për të implementuar reformat e MSA-së.

“Nevojiten institucione që e kanë kapacitetin për të implementuar reforma që janë pjesë e marrëveshjes së MSA-së dhe Agjendës Evropiane të Reformave, të cilat janë si udhërrëfyes për zhvillimin e Kosovës dhe rrugën e vet drejt Evropës”, është shprehur ajo.

Ndër temat e shumta, Apostolova në këtë intervistë ka komentuar formimin e Qeverisë së re. Ajo po ashtu ka përmendur përfshirjen e Listës Serbe në Qeveri duke thënë se kjo përcaktohet me Kushtetutë.

“Korniza ligjore e Kushtetutës së Kosovës për formimin e Qeverisë është e qartë, duke përfshirë edhe zgjedhjen e ministrave serbë. Kjo praktikë ka ekzistuar deri më tani dhe pres që edhe Qeveria e re ta respektojë këtë”, është shprehur ajo, duke shtuar se procesi i formimit të Qeverisë dhe Kuvendit nuk duhet të vonohet pa nevojë pasi që sipas saj, Kosova duhet të përqendrohet në reformat strukturale në mënyrë që ta përmirësojë jetën e popullit të saj. /Telegrafi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura