Aplikimet për punë në zyrën e bashkëqeverisjes, Rama nxjerr shifrat

Aug 20, 2017 | 13:30
SHPËRNDAJE

Deri me 27 gusht jane te hapur aplikimet per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret. Sipas kryeministrit Edi Rama, numri i aplikuesve deri sot ka shkuar 275.

rama1

Statusi i Ramës:

ZYRA E RE E BASHKEQEVERISJES (6)
Edhe nje jave per te aplikuar! Numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret eshte sot 275?
Falenderojme te interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujtojme se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.
Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.
Te gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.
Faleminderit.
Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura