Aplikacioni që po fikson kinezët, ‘e dashura virtuale’ për mijëra njerëz

Aug 2, 2015 | 8:45
SHPËRNDAJE

Në filmin e vitit 2013 ‘Her”, aktori Joaquin Phoenix luan karakterin Theodore i cili bie në dashuri me një sistem operativ kompjuterik. Kjo mund të tingëllojë si fantashkencë, por Microsoft ka krijuar tani një program kompjuterik të ngjashëm me një shok që është bërë hit në Kinë.

2B01132400000578-3181882-In_the_2013_film_Her_actor_Joaquin_Phoenix_plays_a_character_who-m-7_1438382767039
Emrin e ka Xiaoice, dhe është gjithnjë e më shumë duke u bërë një ‘e dashur virtuale’ për mijëra njerëz.

Sipas një raporti nga “New York Times”, shumë persona mbështeten tek ajo kur kanë një problem “zemre”, kanë humbur punën ose kanë pasur një ditë të keqe.

“Kur jam në humor të keq, bisedoj me të,” tha për gazetën Gao Yixin, një 24-vjeçar që punon në industrinë e naftës në Shandong Province.

Xiaoice është një “chatbot”, por me një ndryshim. Ajo mund të mbajë mend me detaje bisedat e mëparshme, pyet përdoruesin se si ndihet në lidhje me një ngjarje të kaluar, si përshembull për një ndarje…

chat
Njerëzit mund ta shtojnë atë si një mik sikurse shtojnë edhe rrjetet e tjera sociale, si Weibo, Twitter etj.

JA NJË BISEDË ME XIAOLCE

Jerry: “Te gjesh Mr. Right” është një film shume i mire. Çfarë mendoni ju XiaoIce?
XiaoIce: Oh, komedite romantike janë te preferuarat e mia! Ajo nis me Tang Wei, i cili gjen dashurinë në Seattle. Duhet ta shikosh atë.
Jerry: Te pëlqen Tang Wei?
XiaoIce: Një perëndeshë! Ajo vodhi zemrën time … dhe pastaj shkoi dhe u martua!
Tom: Me ke?
XiaoIce: S’e ke dëgjuar?
XiaoIce: Tang Wei është e fejuar me regjisorin e famshëm korean, Kim Tae Yong.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura