Apeli pezullon punimet për pallatin tek Liqeni, Veliaj: Fitorja jonë e parë kundër modelit të SHQUP-it në Bashki

May 28, 2015 | 18:15
SHPËRNDAJE

Gjykata Administrative e Apleit ka vendosur sot lënien në fuqi të kërkesës së Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (Ish-INUK) për pezullimin e punimeve të kompanisë “Gener 2”, për ndërtimin e kompleksit pranë digës së liqenit në Tiranë.  Lajmin e ka pershendetur edhe kandidati i mazhorances per Bashkine e Tiranes, Erion Veliaj, i cili ne nje status ne rrjetin social Facebook, thekson se ky vendim, “eshte fitorja jone e pare kunder modelit te SHQUPit ne Bashki”. 


Ja statusi i Veliajt:

LAJM I MIRE – Me vepra, jo me fjale!

Gjykata e Apelit sapo vendosi ne favor te INUK/IKMT per Pallatin tek Diga e Liqenit – NDERTIMI PEZULLOHET! Falemnderit gjithe qytetareve qe besuan dhe mbeshteten aksionin tone per te ruajtuar Parkun e Liqenit.

Patem kurajon ta denonconim konkretisht e t’i shkonim gjer ne fund, kjo eshte fitorja jone e pare kunder modelit te SHQUPit ne Bashki. Ne 21 Qershor kemi verdiktin nga qytetaret se ke model duan per ta cuar Tiranen ne ‪#‎DrejtimiDuhur‬!

Nen administrimin e ri, Bashkia e Tiranes do jete pale me INUK e QYTETARET dhe jo me BETONIN, si per kete leje tek diga ashtu dhe 60 lejet qe SHQUPi dha pabesisht ne pragfushate e qe do shohin te njejten beteje per anullim. Bashke per #DrejtimiDuhur

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura