APELI PËR NDIHMË/ Artisti Arben Bajo i prekur nga COVID në gjendje të rëndë, kolegët bëjnë thirrje: Duhet një dhurues gjaku, që ta ketë kaluar koronavirusin

Aug 8, 2020 | 13:51
SHPËRNDAJE

arben bajo skulptor koronavirus gjakArtisti, Arben Bajo i njohur për realizimin e skulpturës së këngëtares Vaçe Zela, është prekur sëfundimi nga koronavirusi. Ai ndodhet i shtruar në Spital dhe ka nevojë për transfuzion gjaku.

Këtë fakt e kanë bërë të ditur kolegët e tij, të cilët kanë kërkuar nga qytetarët të dhurojnë gjak për të shpëtuar artistin.

Ilir Butka thekson se “Artisti Arben Bajo ka nevoje urgjente për gjak te grupit A negativ te dikujt qe e ka kaluar Covid 19! Eshte i lutur kush mundet, te kontaktoje familjaret e tij”.

Ndërsa, artisti tjetër, Ardian Isufi në mesazhin e tij shpjegon se personi që do dhurojë duhet të këtë kaluar COVID-19, në mënyrë që me gjakun e tij të kalojë bashkë me antikorpet.

“URGJENTE ! Artisti ARBEN BAJO ka nevoje per gjak te grupit A negativ nga nje person qe ka kaluar COVID19.

Falenderoj “dhuruesin” e pare te grupit A negativ… por duhet te kete kaluar Covid19, sepse keshtu ka ne gjak antikorpet e duhura!”, thekson Isufi.

“Artisti Arben Bajo ka menjehere nevoj per gjake A- nga nje person i cili e ka kaluar Covid -19 Ju lutem pyesni kedo te njohur i cili e ka kaluar per grupin e gjakut! Benit i detyrohemi shume!’, thekson Arkond Canaj.

KUSH ESHTE ARBEN BAJO

Arben Bajo lindi në qytetin e gurtë, ku që në fillimet e tij kishte shfaqur prirje ndaj muzikës e skulpturës. “Në fund triumfoi skulptura”, tregon ai.

Pas Gjirokastrës, rrugëtimin e artit do ta vijonte në Liceun Artistik të Fierit, e mandej në Akademinë e Arteve. Pas studimeve do të largohej në Greqi për të blerë disa mjete pune, por fati e desh që të qëndronte atje për afro 14 vjet. “Punova dhe pata mundësi të përfshihesha në jetën artistike atje. Bashkëpunova me disa muze të njohur, me të cilët ende vijoj të ruaj lidhjet. Për 6 vite dhashë edhe mësim në një shkollë private, derisa në 2008-ën u ktheva përfundimisht në Shqipëri”, thotë ai.

Vitet në Greqi i kanë shërbyer në shumë pikëpamje të formimit profesional, por siç thonë “guri rëndë në vend të vet”. “Është vështirë që Greqia t’i jap një artisti shqiptar të realizojë skulptura të personaliteteve greke, po ashtu edhe Italia apo vende të tjera. Pra, atje fitova eksperienca, që këtu s’do t’i kisha të mundura, siç po bëj këtu vepra të një rëndësie të veçantë, që atje s’do t’i kisha realizuar dot. Figurat publike, për shembull, zakonisht nuk i jepen një skulptori të huaj”.

Karriera e tij është e bazuar më tepër në krijimtari sesa te porositë, edhe pse këto të fundit nuk mund të shmangen, pasi siç pohon, “në një vend të varfër si i yni, mundësitë janë të pakta për artistët”. Ditët e Bajos janë të ndara mes mësimdhënies dhe krijimtarisë, e për sa i përket brezit të sotëm të studentëve e talenteve të reja, ai thotë se: “Talente ka në çdo epokë, në çdo brez, por se sa do ecin varet nga mundësitë, fati si dhe këmbëngulja e tyre. Nuk duhet lënë t’u shuhet flaka talenteve të reja”.

67779305_10214324327371927_3176240817765351424_n arben bajo skulptor5rt arben bajo skulptorio89

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura