Apeli i Vlorës ‘rrëzon’ shkallën e parë, shpall të pafajshëm Shpëtim Gjikën

Nov 14, 2018 | 12:02
SHPËRNDAJE

Ish-kryetari i Bashkise se Vlores, Shpetim Gjika eshte shpallur i pafajshem nga Apeli i Vlores. Ndaj Gjikes rendonin 4 akuza, “Shpërdorim detyre”, “Fallsifikim dokumentash”, “Fshehje të provave të krimit” dhe “Ndërtim të paligjshëm”, e per kete ishin kerkuar 9 vite burg.

Shpëtim Gjika në gjykatë
Shpëtim Gjika në gjykatë

Nderkohe qe ne seancen e dites se hene te kesaj jave u dha vendimi qe e liron Gjiken nga gjithe akuzat, duke e shpallur te pafajshem.

Kreu i trupit gjukues qe lehtesoi Gjiken nga cdo akuze ishte Alma Liçaj, qe vetem nje dite me pare doli para KPK ne kuader te vetingut. Nderkohe qe gjyqtarë ishin Petrit Aliaj dhe Iliba Bezati.

Bashke me Gjiken, pa faj eshte shpallur edhe ish-shefja e urbanistikës në bashkinë e Vlorës, Doriana Beharaj.

I përfshirë në këtë çështje biznesmeni Artur Haxhi, pronar i subjektit ndërtues “Turi&MZB” është dënuar me 3 vite burg, konvertuar në tre vite shërbim prove për akuzën e falsifikimit të dokumenteve zyrtar më shumë se një herë.

Nderkohe qe Ridvan Mersini, i cili është dënuar nga gjykata me një vit burg të konvertuara në dy vite shërbim prove, u shpall po ashtu i pafajshem.

Kujtojme se Gjykata e Vlorës e kishte dënuar me 4 vite burgim të konvertuara ne 2 vite shërbim prove si dhe ndalimin për tre vite të ushtrimit të funksioneve publike por me vendimin e Apelit ky dënim u rrëzua.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura