Apeli i Ramës nga Lezha për qytetarët: Ky është muaji i fundit që …

Jan 13, 2018 | 10:05
SHPËRNDAJE

Ne diten e dyte te qendrimit se bashku me kabinetin qeveritar ne Lezhe, kryeministri Edi Rama eshte ndalur edhe njehere ne reformen e madhe te ujit te pijshem.

rama

Rama theksoi sot gjate takimit me ministrat dhe perfaqesues te pushtetit vendore se edhe në janar nuk do të ketë penalizime, por nga shkurti nëse zbulohen lidhje të palegalizuara të ujit dhe pa matësa do të ketë ndëshkime.

“Dje kemi pasur një bashkëbisedim të gjatë me përfaqësues nga të gjithë sektorët qofshin publikë, kryetarët e bashkive apo drejtorë të institucioneve qendrore qofshin përfaqësues të sipërmarrjes dhe këtu në Lezhë për hir të së vërtetës ka aktorë të rëndësishëm të sipërmarrjes private. Ne jemi shumë të vetëdijshëm që në këtë qark ka probleme serioze pë furnizimin me ujë të pijshëm. Ka probleme të trashëguara por ende për t’u trajtuar lidhur me administrimin e ujërave në përgjithësi. Ndërkohë që dje me vendimin e qeverisë që kemi marrë, kemi përcaktuar edhe ndihmën financiare për të gjitha familjet në nevojë për vendosjen e matësve falas dhe subvencionimin e faturës së ujit. Ky është muaji i fundit që konsumatorët të legalizojnë lidhjen e tyre e të vendosin matësa pa asnjë penalizim. Pas muajit shkurt do ketë penalizime”, deklaroi Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura