Apeli i Ramës: Na turpëron të gjithëve, duhet ti japim fund kësaj historie

Nov 22, 2017 | 17:36
SHPËRNDAJE

Një ditë pas prezantimit të aksionit për “Pastrimin e Shqipërisë që Duam”, kryeministri Edi Rama edhe sot ka vijuar me deklarata duke u bërë apel qytetarëve që të ndalin ndotjen e mjedisit. Sipas kjo është një histori e cila vetëm na turpëron të gjithëve.  Rama ka publikuar dhe një video sensibilizuese për pastrimin e vendit.

Postimi i Ramës

“Krenarë për Shqipërinë? Dakord! Po si do i’a bëjmë plehrave që plot krenarë ndër ne, i hedhin mbi trupin e Shqipërisë ashtu siç asnjë pushtues nuk i hodhi kurrë?!

Duam një Shqipëri më të fortë? Dakord! Po si mund të bëhet më e fortë Shqipëria e sulmuar nga të katër anët nga plehrat që bijtë e saj hedhin kudo?!

Shqipëria destinacion i ri turistik në Mesdhe? Dakord! Po si do ta heqim njollën e turpit që i vëmë vetes në sytë e çdo turisti që mrekullohet nga bukuritë e këtij vendi dhe tmerrohet nga plehrat që njerëzit e vet i hedhin vendit të tyre mbi fytyrë?!

SË BASHKU T’I JAPIM FUND KËSAJ HISTORIE QË NA TURPËRON TË GJITHËVE. TANI!,” shkruan Rama.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura