Apeli i mjekut: Epidemia gripale do vijojë deri në mars, simptomat që s’duhen neglizhuar

Feb 19, 2018 | 15:27
SHPËRNDAJE

Situata gripale në vend ka bërë të numri i pacientëve që i drejtohen qendrave shëndetësore dhe spitalore të vijë në rritje. Aktualisht në vendin tonë qarkullojnë dy viruse B dhe AH1N1. Shefi i Departamentit të Sëmundjeve Infektive në QSUT, Arjan Harxhi thotë se vendi ynë është në një situatë gripale, ndërsa shton se grupmoshat më të rrezikuara janë fëmijët nën 5 vjeç, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, mjeku thotë se duhet të tregohet kujdes me dietën ushqimore dhe higjienën.

mjeku-per-gripin-394x280
“Situata duhet parë pa panik, me seriozitet. Gripi favorizohet nga mjedisi i mbyllur. Me të prekur janë moshat nën 5 vjeç, të moshuarit dhe gratë shtatzëna. Mjeti i vetëm për mbrojtjen e popullatës është vaksina. Epidemia e gripit pritet të zgjatë gjatë muajit shkurt, por parashikohet edhe në mars”, u shpreh mjeku Harxhi.
Duke u ndalur tek simptomat kryesore të gripit, ai tha se fillimisht vihet re shfaqja e temperaturës, dhimbje e muskujve e kokës, syve, fytit, mund të paraqiten të vjella, diarre, kollë. Sipas mjekut, shfaqja e simptomave si nxirrja e buzëve, të vjella të mëdha, apo temperatura të larta, kërkojnë ndërhyrjen e mjekut.

Balkanweb

http://www.balkanweb.com/site/apeli-i-mjekut-epidemia-gripale-do-vijoje-deri-ne-mars-simptomat-qe-nuk-duhen-ti-neglizhoni/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura