Apeli i Leskajt që në 2013: Të mendojmë seriozisht për koston sociale të dixhitalizimit

Sep 23, 2018 | 10:10
SHPËRNDAJE

Valentina Leskaj, në atë kohë, Kryetare e Komisionit Parlamentar të Medias kishte tërhequr vëmendjen për përballimin e kostos sociale të procesit të dixhitalizimit.

Në një Konferencë të organizuar në Tiranë nga prezenca e Bashkimit Europian për çështjet e lirisë së medias, në Janar 2013, zonja Leskaj ndër të tjera, foli dhe për rëndësinë që do të kishte dhe ndihma që duhej t’i jepej kategorive të caktuara sociale gjatë procesit të dixhitalizimit të transmetimeve televizive dhe përcaktimit të këtyre kostove në buxhetin e shtetit.

6d133d3e-7410-434d-8235-6f5195351f9f
“Viti 2015 është afati fundor. Eshtë një proces kompleks që kërkon kohë në zbatim, nuk është thjesht një proces teknik po edhe social, financiar etj. prandaj nëse nuk merret seriozisht ka rrezik të dështojë. Vendet e BE kanë përdorur pilotim dhe futjen me pjesë të digitalizimit, ne duhet të përcaktojmë si do ta fillojmë.

Mbetet shumë pak kohë për gjetjen e financimit të kalimeve ndërkohë që buxheti i këtij viti nuk ka asgjë, duhet kohë për ndërgjegjsim konsumator, duhet filluar qysh tani pregatitja si do përballohet edukimi publik.

Shteti duhet të mendojë seriozisht për Koston Sociale të digitalizimit”, është shprehur zonja Leskaj në Konferencën e organizuar nga BE në janar 2013, kur PS ishte në opozitë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura