Apeli e dënoi me burg të përjetshëm, Berisha: Arben Frroku arratiset në Kubë, Rama e ngarkoi për blerjen e votave në Pukë

Jun 29, 2015 | 22:53
SHPËRNDAJE

Pas dënimit me burg të përjetshëm që Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda dha këtë të hënë ndaj të akuzuarit për vrasjen e komisar Dritan Lamajt, Arben Frrokut, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, duke thënë se ai është arratisur për në Kubë.

Sali Berisha

Në një koment të publikuar në profilin e tij në rrjetin social ‘Facebook’, Berisha shkruan se Frroku u la qëllimisht i lirë nga Gjykata e Shkallës së Parë për t’u përdorur nga kryeministri Rama për blerjen e votave në Pukë.

Berisha tha se dy ditë para zgjedhjeve Arben Frroku u ndalua nga policia në kufirin mes Malit të Zi dhe Kroacisë, por pas konfirmimit të pafajsisë nga autoritet, ai u la i lirë në arratinë e tij.

 

Koment i i plotë i Berishës në “Facebook”:

I dhane pafajesine per vota vrasesit te komisarit Lame. Arben Frroku, pas permbushjes se misionit, arratiset per ne Kube! Apeli sot e deenoi me burg perjete!

Te dashur miq, Edi Rama me gjykatesit e Partise i dha pafajesine vrasesit te komisarit Lame, Arben Frrokut dhe i ngarkoi blerjen e votave me parate e krimit ne rrethin e Pukes. Dy dite para zgjedhjeve, pasi kreu misionin, Rama e nisi ate per ne Kube. Ne arrati e siper Arben Frroku u ndalua nga policia ne kufirin midis Malit te Zi dhe Kroacise, por pasi Sajmir Shullazi i konfirmoi pafajesine, Frroku vazhdoi i qete rrugen per ne ishullin e Karaibeve.

Sot Gjykata e Apelit i njoftoi ne mungese denimin perjete per vrasjen e Komisarit Lame.

Kjo ishte nje loje e Edi Rames me kriminele, vrases si Arben Frroku duke ekzekutuar per se dyti ne detyre komisarin Dritan Lame! sb

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura