Apartamentet dhe bizneset, ja sa do të paguhet me taksën e pronës në 12 qarqe

Nov 13, 2017 | 14:25
SHPËRNDAJE

Nga muaji prill i vitit të ardhshëm, me taksën e re të pronës, qytetarët do të paguajnë më shumë lekë, kurse për biznesin taksa do të ulet. Gazeta zbardh tabelat zyrtare të Ministrisë së Financave me llogaritjet për nivelin e ri të taksës së pronës, si për apartamentet, edhe bizneset në 12 qarqe të vendit. Niveli i ri i taksës, si për shtëpitë dhe biznesin, do të llogaritet mbi çmimet referencë fiskale të miratuara nga qeveria.

mbledhje qeverie rama 2

Sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave, taksa për shtëpitë me vlerë 0,05 për qind do të rrisë ngarkesën si për ata qytetarë që banojnë në shtë- pi të ndërtuara para 1993, edhe ato pas vitit 1993. Rritja më e lartë do të jetë për shtëpitë e ndërtuara para 1993, llogaritur me shumën që paguhet sot 15 lekë/m2. Qeveria i ka propozuar Parlamentit që për ndërtesat e ndërtuara para vitit 1993, të bëhet diferencimi, ku të llogaritet dhe kostoja e amortizimit. Referuar tabelave zyrtare, taksa e ndërtesës për biznesin me vlerë 0,15 për qind, do të ulet.

SHTËPITË

Qytetarët që banojnë në shtëpi të ndërtuara si para vitit 1993 dhe pas kësaj periudhe, do të paguajnë më shumë taksa për apartamentet, nga sa paguajnë sot. Taksat do të rriten për të gjitha shtëpitë në 12 qarqet e vendit. Në shembujt e Ministrisë së Financave janë llogaritur taksat e reja për një shtëpi banimi me sipërfaqe 100 metra katrorë. Referuar tabelave zyrtare në Tiranë, çmimi mesatar fiskal është 89,137 lekë/m2. Vlera e shtëpisë është 89,137 lekë.

taksa 1

Shuma e taksës së re që do të paguhet, llogaritet 4,457 lekë. Sot, një familje që banon në një apartament të ndërtuar para ’93, paguan 1500 lekë, kurse për ndërtesat pas ’93, paguhet 3 mijë lekë. Me taksën e re për një familje që banon në shtëpi para ’93, ngarkesa do të rritet 2,957 lekë, kurse për shtëpitë pas 1993, taksa do të rritet 1,457 lekë. Një familje që banon në një shtëpi me sipërfaqe 100 metra katrorë në qytetin e Durrësit, vlera e shtëpisë me çmimet e referencës llogaritet 6,750,000 lekë. Vlera e taksës së re llogaritet 3,375 lekë.

Sot, kjo familje nëse jeton në një shtëpi të para 1993, paguan 1500 lekë dhe taksa do t’i rritet 1875 lekë. Për një familje që jeton në një shtë- pi të ndërtuar pas 1993, taksa do t’i rritet 375 lekë, nga 3,000 lekë që paguan sot. BIZNESI Biznesi do të paguajë më pak lekë nga sa paguan sot, me taksën e re që do të llogaritet sipas vlerës së tregut. Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, dje në Dibër, ku prezantoi paketën fiskale, tha se taksa për ndërtesën do të ulet për 95 për qind të bizneseve në vend. “Te taksa e pronës dhe taksa mbi ndërtesat, lajmi i mirë për ata që janë në sipërmarrje, është që iu ulet ngarkesa fiskale.

Pra, besoj që për 95% të bizneseve të Shqipërisë, ngarkesa e taksës së pronës do të ulet. Unë kam bërë disa llogari dhe ndoshta në Dibër është edhe 4 mijë lekë në vit më pak. Nuk është pak, nuk është shumë, por sinjali është i qartë që ngarkesa për biznesin të ulet dhe të ketë një proporcion mes ngarkesës që kanë qytetarët dhe asaj që ka sipërmarrja”, tha Ahmetaj. Kështu, referuar llogaritjeve që ka kryer Ministria e Financave, vlera e një dyqani në Kombinat me sipërfaqe 40 metra katrorë, me çmim reference 140 mijë lekë/m2, llogaritet 5,600,000 lekë.

taksa 2

Shuma e taksës së re do të jetë 8,400 lekë në vit. Sot, ky biznes paguan taksë për ndërtesën në vlerën e 16,000 lekëve në vit, pasi taksa llogaritet fikse me 400 lekë/ m2. Me takën e re, ky biznes do të paguajë 7600 lekë më pak në vit ose 633 lekë më pak në muaj. Sipas llogaritjeve të Financave, ulja më e lartë do të jetë për bizneset në Tiranë, Elbasan dhe Korçë. Me taksën e re, një biznes në Korçë me sip. 40 metra katrorë, do të paguajë 3,360 lekë në vit. Sot, ky biznes paguan 12 mijë lekë. Këtij biznesi taksa do t’i ulet 8,640 lekë në vit ose 720 lekë në muaj.

Sipas shembujve të qeverisë, taksa do të ulet edhe për bizneset në Elbasan. Nëse një dyqan në Elbasan me sipërfaqe 40 m2, i llogaritur me çmimin e referencës që është 74,000 lekë kushton 2,960,000 lekë, me taksën 0,15, do të paguajë 4,440 lekë në muaj. Ky biznes, sot, paguan 12,000 lekë në vit dhe taksa do t’i ulet 7,560 lekë në vit ose 630 lekë në muaj.

DORINA AZO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura