Anxhelina publikon pozat seksi

Jun 24, 2015 | 14:21
SHPËRNDAJE


Një bijë arti, por edhe vetë një këngëtare shumë e mirë. Kjo është Anxhelina Hadërgjonaj, vajza e këngëtares së mirënjohur Albërie Hadërgjonaj. Anxhelina momentalisht është larg muzikës, sepse po ndjek studimet e larta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në rrjetin social nuk mungojnë herë pas here setet e saj fotografike që janë shumë të bukura. Dihet që Anxhelina, krahas zërit fantastik, ka edhe një pamje shumë të mirë. Kjo është një nga fotot e fundit që ajo ka publikuar. Për sa i përket jetës private, Anxhelina prej disa vitesh është në lidhje me futbollistin e njohur Fatmir Hysenbelliu, me të cilin kalojnë kohë të bukura, sidomos në periudhën e pushimeve apo në fundjava.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura