Anxhela Peristeri kundër vendimit të qeverisë për ndalimin e muzikës: Me ato të ardhura mbaj familjen. Isha në Greqi dhe atje…

Jul 23, 2020 | 21:18
SHPËRNDAJE

Zërave kritikë të qeverisë në lidhje me aktin normativ që ndalon muzikën pas orë 20:00 në long bare apo subjekte të tjera ku shihen grumbullime masive i është bashkuar edhe këngëtarja Anxhela Peristeri.

anxhela peristeri

Këngëtarja ka theksuar se muzikën e ka profesion dhe me ato të ardhurat që i sjell ajo mban veten dhe familjen, ndërsa ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje.

Më tej ajo ka rrëfyer për “Wake Up” se ka qenë në Greqi dhe atje jeta vazhdonte normalisht, duke shtuar se ka bërë edhe dy klipe.

“E kam profesion muzikën dhe bazohem tek të ardhurat që më sjell ajo, për veten dhe për familjen. Jam e para që kam mbështetur karantinën dhe 2 muaj nuk kam dalë fare nga shtëpia gjë që më shoqëroi me kriza ankthi dhe që tani e kujtoj si një periudhë shumë të errët. Do doja që kjo periudhë të më fshihej komplet.

Duhet gjetur një zgjidhje për ne dhe për të tjerët që kanë mbetur pa punë. Isha në Greqi pasi kam pasaportë greke dhe mund të lëviz. Aty ishte një jetë normale. Nuk kishte raste sa këtu. Bëra dy klipe, dy investime dhe do doja që të punoja këto 2-3 muaj. Mendoj se do gjendet një zgjidhje pasi nuk mund të mbetemi në këto kushte”, ka thënë këngëtarja.

Anxhela-Peristeri (2) anxhela peristeri anxhela-peristeri-2-933x445 anxhela-peristeri-2-e1457947952393 anxhela_peristeri

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura