Anxhela Peristeri flet për herë të parë për shtatzëninë: Nuk kam arsye ta fsheh, është diçka…

Nov 17, 2018 | 15:26
SHPËRNDAJE

Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar, Anxhela Peristeri ka mbajtur së fundmi një koncert recital, që u pëlqye dhe u prit mjaft mirë nga të gjithë.

anxhela

E sigurisht që performanca e saj ishte kryefjala e ditëve të fundit. Fansat e saj kanë komentuar si talentin ashtu edhe pamjen e këngëtares. Madje ata kanë vënë re barkun e fryrë të Anxhelës, duke aluduar kështu për një shtatzëni të mundshme të saj.

Por Peristeri ka vendosur që të sqarojë njëherë e mirë të gjithë ata që mendojnë se ajo është në pritje të ëmbël.

anxhee

Anxhela ka publikuar në “Instastory” një foto ku në të shkruan: “Faleminderit për bekimet që më keni dhënë me komentet tuaja për shtatzëni, por me keqardhje ju them se nuk jam shtatzënë, thjesht kam disa kg plus. Nuk kam arsye ta fsheh sepse është diçka që me kalimin e kohës duket, kështu që mos keni asnjë dyshim për këtë që po ju them”.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura